10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Microsoft shtrenjton çmimin e tabletit ASUS VivoTab Note 8

Më të lexuarat

ASUS, ashtu si shumë kompani të tjera në CES 2014, prezantoi një numër të produkteve të reja, duke filluar me modelet e Zenfone-ve e deri tek tabletët. Ndër to, ishte VivoTab Note 8, një tablet Windows 8.1 me madhësi 8 inç.

Mesa duket, tashmë Microsoft-i ka marrë frerët nën kontroll dhe e ka vënë VivoTab-in në dispozicion të tregut amerikan. Momentalisht, modeli 32 GB i ASUS VivoTab Note 8 shitet online në faqet e Microsoft-it me një çmim pak më të lartë nga ai që u deklarua në Las Vegas, në CES 2014, me plot 329 dollarë, nga 299 dollarë që u njoftua fillimisht.
Po aq çuditshëm sa rritja e çmimit, nuk duket gjëkundi në horizont modeli 64 GB i VivoTab. Pavarësisht që VivoTab u cilësua si një ndër modelet më të preferuara të tabletave në CES, mesa duket Microsoft ka plane të tjera për të.
Brenda çmimit, edhe nga CES edhe nga dyqanet online të Microsoft-it, tableti vjen me një ekran 8 inç, me një procesor Intel Atom Z3740, me 2 GB RAM dhe me premtimin e baterisë prej 8 orësh.
Dhe këto specifika janë për modelin 32 GB. Rritja e papritur e çmimit ende pa u venitur kujtimet e CES 2014 e bëjnë shumë të dyshimtë strategjinë e kompanisë Microsoft./infoshop/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit