10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Punësohen 7 arsimtarë maqedonas në shkollë shqiptare

Më të lexuarat

Fshati Nigishtan i Shkupit banohet tërësisht nga shqiptarë dhe ka rreth 300 shtëpi. Këtë gjë e potencojmë ngase së fundmi në këtë fshat është paraqitur një problem mes banorëve dhe kryetarit të shkollës së atjeshme. Siç mëson Almakos me punë brenda periudhës kohore prej një viti kanë filluar 7 arsimtarë të etnitetit maqedonas, në shkollën fillore të Nigishtanit ku të gjithë nxënësit janë shqiptar.

Për këtë banorët e këtij fshati kanë dërguar një letër deri te portali Almakos, ku edhe shprehin shqetësimet e tyre të thella për ngjarjet e fundit:

“Fëmijët e fshatit tonë mësimin në shkollë fillore vijojnë ta ndjekin nga arsimtarët maqedonas, në një shkollë e cila ndër të tjera udhëhiqet nga drejtori, Selajdin Isaki. Me këtë drejtor shqiptar, në një periudhë një vjeçare janë punësuar 7 arsimtarë maqedonas, të cilët u ligjerojnë fëmijëve shqiptar. Drejtori aspak pa kurnifarë turpi nuk është duke i përfillë kerkesat tona të prindërve, që ankohemi dhe duam largimin e arsimtarëve maqedonas nga puna, dhe zëvendësimin e tyre me shqiptar. Më së shumti jemi të revoltuar nga fakti se Drejtori i Shkollës përpos se nuk i përfillë kërkesat e prindërve, ai ka formuar vet këshillin e prindërve, pa pëlqimin e shumicës të prinderve tjerë e fshatarëve”, – thuhet në letrën e dërguar nga disa prindër e fshatar të Nigishtanit të revoltuar tejmase, me ngjarjet e fundit që kanë përfshirë shkollën fillore të këtij fshati./Almakos/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit