-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Mianmar, arrestohet pasi tregoi historinë e tij si një ushtar fëmijë

Më të lexuarat

“Me atë jetë të lënë pas, ai u arrestua të premten, disa ditë pasi historia për jetën e tij u botua nga RFA”, tha Nay Zar Tun, motra e tij e madhe

YANGON (AA) – Një ish-ushtar fëmijë i Mianmarit të shtunën u dërgua në burg për shkak se tregoi se si u rrëmbye dhe u detyruar të shërbente në ushtri, njoftuan anëtarët e famijes së tij për Anadolu Agency (AA).

Aung Ko Htw, një banor i fshatit Kalaware në periferi të kryeqytetit tregtar Yangon, u rrëmbye nga ushtria e Mianmarit në vitin 2005 kur ishte një adoleshent 14 vjeçarë. Ai ndau historinë e tij të gjatë në luftë me shërbimin birmanez të Radios së Lirë të Azisë (RFA).

Në vitin 2005, ai u rrëmbye nga një rreshter i ushtrisë në Yangon dhe iu shit një ushtari tjetër që e çoi në qendër të rekrutimit në rajonin qendror Mandalay.

Së bashku me dy ushtarë të tjerë të mitur, ai mori një dënim me vdekje në vitin 2007 për vrasjen aksidentale të një pronari të motoçikletës gjatë një përpjekje për të shpëtuar nga kampi ushtarak. Dënimi më vonë u ndryshua me 10 vite burgim, ndërsa në atë kohë, në vitin 2007, ai ishte 16 vjeç.

“Me atë jetë të lënë pas, ai u arrestua të premten, disa ditë pasi historia për jetën e tij u botua nga RFA”, Nay Zar Tun, motra e tij e madhe tha për AA përmes një linje telefonike. Ajo shtoi se ishte arrestuar nën një padi të ngritur nga nënkoloneli Myo Myiant Aung i Komandës Ushtarake të Yangon-it, pasi historia e tij u publikua të hënën e kaluar.

Ai u akuzua sipas nenit 505 (b) të Kodit Penal të vendit, i cili nuk lejon dorëzimin e lirimit me kusht dhe i burgosuri përballet me burgim deri në dy vite.

“Nuk shoh diçka të keqe për zbulimin e jetës së një ushtari fëmijë”, u shpreh Nay Zar Tun.

Një oficer policie për AA konfirmoi se Aung Ko Htw u arrestua në rajonin e Yangon-it dhe u dërgua në burgun Insein. “Seanca e parë gjyqësore do të jetë më 1 shtator”, tha oficeri i policisë me kusht anonimiteti.

Besohet se ky është rasti i parë i këtillë kundër një ish-ushtari fëmijë në vendin ku Kombet e Bashkuara deklaruan se trupat qeveritare dhe shtatë grupe të tjera të armatosura etnike vazhdojnë të rekrutojnë dhe përdorin ushtarët e mitur.

Ushtria e Mianmarit njoftoi se ka shkarkuar 849 të mitur dhe të rinj nga radhët e saj, ndërsa që nga marrëveshja e vitit 2012 me OKB-në për të ndaluar përdorimin e ushtarëve fëmijë, ka ulur në pozita dhe ka burgosur 439 trupa.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit