-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Metodologjia e Kuranit në edukimin e të rinjve

Më të lexuarat

Rinia është shtylla e shoqërisë, është shpresa e së ardhmes, është motori i fuqishëm i çdo kohe dhe çdo situate. Me përmirësimin dhe shpëtimin e saj, shpëton edhe shoqëria. Ndërsa, me humbjen e saj, devijimin e saj humbë edhe shoqëria, humbë edhe populli. Për këtë është obligim parësorë që të përgatisim një rini të shëndosh, ta ruajmë nga devijimet e shumta dhe ta përgatisim që të jenë të gatshëm për bartjen e përgjegjësive të së nesërmes dhe të së ardhmes. Nga rastet e trishtueshme që shohim dhe nga ato që dëgjojmë, prej dhunës, vrasjeve, dukurive negative te të rinjtë, vërejmë se rinia jonë ka marrë një drejtim jo të duhur, një rrugë që dërgon drejt devijimit dhe humbjes së shpresës të së ardhmes për popullin tonë. Ata të cilët nuk ua dëshirojnë të mirën rinisë sonë vendosin plane, derdhin mund të vazhdueshëm për ti larguar rinin tonë nga rruga e drejtë. Rinia e jonë sot ballafaqohet me sfida të llojllojshme, të cilat synojnë humbjen e besimit të tyre, humbjen e personalitetit të tyre. Sot rinia e jonë sfidohet në forma të ndryshme, problemi i devijimit në fe, në moral, në punë. Pastaj rrymat e rrezikshme ideologjike, zotërimi ndaj identitetit dhe kulturës së rinisë, përhapja e injorancës, të gjitha këto rrezikojnë që të kemi një rini të shëndosh e një të ardhme të ndritshme.

Islami ka vendos metodologji të përkryer në edukimin e të rinjve, dhe s’ka dyshim se rrugët më të mira për edukimin e të rinjve janë rrugët të cilat marrin për model metodologjinë që ka përdorur Kurani. Kurani zgjidh problemet me të cilat ballafaqohet sot rinia, zbulon sëmundjet e tyre, iu përgjigjet në kërkesat e tyre dhe ruan ata nga devijimi.

S’ka dyshim se përgjegjësia e edukimit është përgjegjësia më e madhe që bie mbi supet e prindërve dhe edukatorëve. Kurani erdhi që të ndërtoj një shoqëri të shëndoshë, ti udhëzojë në dritën e tij, të rregulloj jetën e tyre, të rregulloj të menduarit e tyre. Nevoja e njeriut për edukimin nga Kurani nuk është më pak e rëndësishme se nevoja e tij për ushqim. Njeriu nuk është i përkryer në mendjen e tij. Sepse mendjet e njerëzve, në mënyrë të pavarur nuk janë në gjendje që të përfshijnë të mirën absolute e cila garanton lumturinë në dy botët. Edukimi nuk është thjeshtë vetëm disa urdhra dhe ndalesa të cilat nxirren për njeriun, e që duhet t’iu përgjigjet atyre. Por, ai është mjet që përfshinë ndryshimin e brendshëm të njeriut dhe formimin e një brendësie të re. Për këtë Kurani duhet të jetë baza kryesore dhe referenca kryesore për edukim. Allahu thotë: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat” ( En’am 153).

Rëndësia e edukimit përmes Kuranit vërehet edhe atëherë kur meditojmë në atë se çka në të vërtetë synon Kurani me edukim. Kurani synon që përmes edukimit të rinisë të rregulloj jetën e njeriut në raport me Krijuesin e tij, të realizoj lumturinë e njeriut në dy botët, të rregulloj jetën e njeriut me shoqërinë me të cilën jeton, të forcoj lidhjet mes tyre, dhe të rregulloj çdo fushë të njeriut si krijesë, atë fizike, shpirtërore, mendore, psikike, dhe të bëjë balancimin e të gjitha këtyre. Edukimi përmes Kuranit ngritët mbi anën fizike të njeriut dhe atë shpirtërore, duke mos lënë mangu asnjërën prej tyre, ose duke mos e favorizuar tej mase njërën nga tjetra

Edukimi përmes Kuranit në përgjithësi synon dy pika kryesore: edukimi i veçantë dhe edukimi i përgjithshëm.

Edukimi i veçantë është afërsia e njeriut me Krijuesin e tij dhe përgatitjen e njeriut për botën tjetër. Përmes kësaj ai realizon edhe qëllimin për të cilin është krijuar njeriu, e që është adhurimi i Allahut. Ndërsa edukimi universal ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie me besim të shëndosh dhe të drejtë, ndërtimin e një shoqërie me vlera të larta morale, ndërtimin e lidhjeve vëllazërore mes individëve në shoqëri, formimin e një individi të dobishëm për shoqërinë, formimin e një individi të shëndosh shpirtërisht dhe fizikisht, i cili ka mundësi dhe vullnet të realizoj rolin e tij në tokë, që është ndërtimi dhe kujdesi për të, si dhe realizimi i përgjegjësive që i ngarkohen atij.

Edukimi përmes Kuranit dallohet nga të gjitha format tjera të edukimit, dhe kjo në disa aspekte:

Aspekti i parë: Edukimi përmes Kuranit dallohet nga të tjerat sepse është hyjnorë. Tërë atë që Kurani udhëzon, nga besimi, morali, raportet me të tjerët, pranimi dhe refuzimi, të gjitha kanë burimin hyjnorë. Ndërsa edukimet tjera janë burim i njeriut dhe për atë nuk mund të jenë të përkryera.

Aspekti i dytë: Edukimi përmes Kuranit është edukim gjithëpërfshirës. Kurani, edukimit të njeriut i është qasë në të gjitha fushat e tij. Së pari nga baza e krijimit të tij, pastaj ndjenjat dhe animet e tij. Kurani kujdeset që ta edukoj njeriun nga aspekti fizik, mendor dhe shpirtëror. Kurani e thërret njeriun që të kujdeset për trupin e tij, duke e mbajtur të pastër dhe të shëndetshëm. Mendjen e thërret për meditim në atë që e rrethon. Ndërsa shpirtin e thërret në pastrim, dhe kusht për shpëtimin e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër e bëri pastrimin e shpirtit të tij, ndërsa humbjen me njollosjen e tij. Allahu tha: “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë” ( Esh-shems 9,10).

Aspekti i tretë: Edukimi përmes Kuranit përfshinë edhe anën praktike. Kurani është i kujdesshëm që të bëjë balancimin mes fushave teorike dhe praktike. Kurani nxiti aspektin praktik në jetën individuale, shoqërore dhe inkurajoi në të. Kurani sqaroi se imani i njeriut është i lidhur ngushtë me veprën dhe sqaroi se njeriu për imanin e tij do të shpërblehet në saje të veprave që i bënë , të cilat burojnë nga imani. Allahu thotë: “dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punua. Se përpjekjet e tij do të shihen. Dhe se do të shpërblehet me shpërblim të plotë” ( Nexhm 39-41).

Aspekti i katërt: Edukimi përmes Kuranit sikur që është edukim individual është edhe edukim kolektiv. Kurani thërret njeriun në përgatitje individuale dhe në përgjegjësi për jetën e tij, për sjelljen e tij, për raportet e tij dhe i jep liri të mjaftueshme atij. Me gjithë atë e porosit që njeriu të jetë social, me ndikim të mirë në shoqëri. Sikur që njeriu është përgjegjës për vetën e tij, ai është përgjegjës edhe për të tjerët, në mundësinë që ai ka pat për të tjerët.

Aspekti i pestë: Edukim i vazhdueshëm dhe i përhershëm. Edukimi përmes Kuranit nuk është për një moment të caktuar, apo për një kohë të caktuar, apo për një periudhë të caktuar shkollore. Sepse Kurani është universal, dhe se njeriu sa do që ngritët në nivelin e arsimimit, prapë është i nevojshëm për edukimin nga Kurani.

Aspekti i gjashtë: Edukimi përmes Kuranit është edukim i shkallëzuar. Kurani ka zbrit sipas ngjarjeve që kanë ndodhur, sipas situatave që krijoheshin dhe vendoste zgjidhje të këtyre situatave. Sikur që edukimi përmes Kuranit krijon te njeriu ndjenjën e kontrollit nga Krijuesi i tij. E bënë atë që të jetë i njëjtë edhe kur është vetën edhe kur është me dikë. Po ashtu edukimi përmes Kuranit është edukim që gjithmonë është në zhvillim dhe përparim. Edhe pse edukata e Kuranit qëndron mbi vlera të larta, me gjithë atë ajo nuk është e ngurtë, por është e zhvilluar dhe e përparuar. Sepse urtësia për të është gjëja e humbur e merr ku do që e gjen.

Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
E mbajtur, më 27/08/2021
Vendi:Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit