15.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Metodat e përdorura nga shejtani për të mashtruar Ademin [alejhis-selam] dhe Havane

Më të lexuarat

E para: Tundimi për të qenë i përjetshëm. Ai u tha:

“Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.” (El-A’raf: 20)

E dyta: Joshja seksuale. Pasi e nxiti Havanë për të ngrënë nga pema, ajo i kërkoi edhe Ademit të hajë.

E treta: Përdori fenë, duke u betuar se është i sinqertë.

“Dhe in betua atyre (duke thënë): “Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!” (El-A’raf: 21)

Me gjithë këto joshje dhe tundime, Ademi [alejhis-selam] dhe Havaja e harruan faktin që shejtani ishte armiku dhe kundërshtari i tyre. Ata e harruan që All-llahu ua ndaloi të dëgjojnë dhe t’u binden fjalëve të shejtanit. Rezultati i kësaj ishte se si Ademit [alejhis-selam], ashtu edhe Havasë, iu zbuluan pjesët e turpshme. Me t’u zbuluar pjesët e tyre të turpshme, ata filluan të mbulohen me gjethe pemësh në Xhennet. Këtë e përshkruan dhe All- llahu i Madhërishëm në Kur’an:

“Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhennetit.” (El-A’raf: 22)

Ata e kuptuan gabimin e tyre, u ndërgjegjësuan për fajin që kishin bërë, prandaj u penduan dhe i kërkuan Zotit falje dhe mëshirë.

“Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.”(El-A’raf: 23)

/Xhasim Murava – ” Familjet e profetëve”/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit