Kreu i shtetit, Ilir Meta ka takuar sot në Samitin e Sarajevës, Presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Gjatë takimit, kreu shtetit shqiptar ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Meta i ka shprehur mirënjohje Presidentit të Turqisë për peshën që po mban vendi i tij për të mbrojtur Ballkanin dhe Europian nga emigracioni i paligjshëm.
“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan.
Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.
Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, thekson Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/702381923555066/