I Dërguari Allahut, paqja dhe shpëtimi Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
” Kërkoni strehim nga Allahu i Lartësuar nga mësyshi (syri keq), se mësyshi është hakk-i vërtetë!
Es Silsiletus Sahihah, 737.
“Nëse dikush nga ju sheh tek vetja, pasuria apo vëllai i tij, diçka që i pëlqen, le të lutet për bereqet (bekim) të kësaj, pasi syri-mësyshi është realitet.”
Nesaiu, El-Hakim, Shejh Albani thotë; hadithi është sahih-i saktë.
Buhariu në “Tarihun” e tij tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Vdekshmëria më e madhe në Umetin tim, pas caktimit të Allahut, është nga ndikimi i mësyshit”
Shejh Albani thotë se është hasen (i mirë).
Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i atyre që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë”.
El Felek, 1-5.
Hoxhë Irfan Salihu