0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Mesxhidi në Klinikën e Shkupit është zgjeruar

Më të lexuarat

Fal rritjes së numrit të xhematit për ditën e xhuma, Mesxhidi në Klinikën e Shkupit që shërben për pacientët dhe vizitorët mysliman që frekuentojnë këtë vend, është zgjeruar.

Imami i këtij mesxhidi Senad Ramadani iu falënderua drejtoreshës Shkodrane Dardhishta që dha leje për zgjerim si dhe donatorët që mundësuan zgjerimin.
“ Xhamia në klinikën e Shkupit po lulëzon për shkak të rritjes së numrit të xhematit në ditën e xhuma. Ishte e udhës që të bëhet një zgjerim i këtillë.
Në emrin tim si hatib i kësaj xhamie ( mesxhidi ) si dhe në emrin e xhematit publikisht shprehim falënderim për drejtoreshën Shkodrane Dardhishta që dha leje për zgjerim.
Allahu i shpërbleftë donatorët me Xhennet”, shkroi Ramadani

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit