3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Mesxhid-i Aksa falënderon shtetet që miratuan rezolutën për Kudsin

Më të lexuarat

Në hutben e xhumasë të lexuar në Mesxhid-i Aksa janë falënderuar shtetet të cilat në AP të OKB-së mundësuan miratimin e projekt-rezolutës e cila kundërshton vendimin e presidentit amerikan Trump për Kudsin

 

KUDS (AA) – Në hutben e xhumasë të lexuar në Mesxhid-i Aksa janë falënderuar shtetet të cilat në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mundësuan miratimin e projekt-rezolutës e cila kundërshton vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hutben e xhumasë të lexuar në Mesxhid-i Aksa, që ndodhet në rajonin e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim, nga hatibi sheiku Muhammed Selim është theksuar se “Kudsi është trashëgim i Muhammedit te sahabët dhe i sahabëve te ummeti. Ata të cilët sot pretendojnë të drejta në këto toka, duke e injoruar këtë të vërtetë, do të dënohen para historisë. Me këtë rast falënderojmë shtetet e botës të cilët dje në AP të OKB-së treguan qëndrim në drejtim të së drejtës”.

Ai i bëri thirrje botës që të njohë Kudsin si kryeqytet të Palestinës. “Bota duhet ta përmbushë përgjegjësinë e saj ndaj Palestinës, duhet t’i japë fund pushtimit në këtë qytet të shenjtë dhe duhet ta njohë këtë vend si kryeqytet të Palestinës”, tha sheiku Selim.

Pas hutbes së xhumasë të lexuar në Mesxhid-i Aksa, një grup i palestinezëve në Harem-i Sherif brohoritën slogane në favor të Kudsit dhe Palestinës.

Në mesin e grupit, ku kishte edhe vizitorë nga Turqia, u shpalosën fotografitë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe flamujt e Turqisë dhe të Malajzisë.

Grupi u shpërnda në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se sot në namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa kanë marrë pjesë 45 mijë persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit