1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mësuesja mizore në Indi: si i nxit nxënësit të godasin shokun e tyre musliman

Më të lexuarat


Zemërim nga një video: urrejtja e adhuruesve të lopës ndaj adhuruesve të Zotit


Një mësuese në një shkollë në Indi e nënshtroi një nxënësi 7-vjeçar musliman në një trajtim poshtërues në klasë, duke u kërkuar shokëve të klasës që t’i jepnin një shuplakë dhe duke kërkuar që ai të përjashtohej për shkak të fesë së tij, një video që është bërë virale në rrjetet sociale.

Videoja, e cila u shfaq të premten, tregon Trapta Tyagi, një mësuese në një shkollë në Uttar Pradesh, shteti më i populluar i Indisë, duke bërë komente islamofobike ndërsa u kërkon nxënësve të tjerë që t’i jepnin një shuplakë më të fortë.

Në sfond dëgjohej një zë mashkullor që pajtohej me mësuesen mizore.

Muslimanët përbëjnë rreth një të pestën e 235 milionë banorëve të Uttar Pradesh-it.

Prindërit e fëmijës Mohammad Altamash i thanë Al Jazeera-s se incidenti ndodhi të enjten në shkollën publike Neha në fshatin Kubbapur, 30 kilometra nga qyteti Muzaffarnagar.

“Dje erdhi djali në shtëpi duke qarë”, tha Rubina, nëna e tij.

“Ai ishte i traumatizuar”.

Sipas babait të tij, Mohammad Irshad, mësuesi “u kërkoi atyre (shokëve të klasës) që ta godasin djalin tim një nga një”.

“Mësuesja i arsyetoi veprimet e saj duke thënë se djali im nuk i kishte mësuar mësimet përmendësh. Por sjali im është i mirë në mësime. Nuk e kuptojmë pse mësuesja e trajtoi kështu. Duket se ajo është plot urrejtje”, shtoi e ëma e fëmijës musliman.

Policia në Indi u kërkoi përdoruesve të mediave sociale që të mos e shpërndanin videon, duke nxitur përdorues të ndryshëm ta heqin atë nga llogaritë e tyre.

Irshad, një fermer musliman në zonë, tha se abuzimi me djalin ishte rezultat i “urrejtjes që po përhapet kundër muslimanëve në vend”, siç ilustrojnë komentet e dëgjuara në video.

Rubina shtoi se mësuesja dyshohet se e ka pasur zakon që t’i detyrojë nxënësit të godasin me shuplakë bashkëmoshatarët e tyre. Ajo shtoi se vetëm pak ditë më parë, një tjetër nxënëse nga familja e tyre iu nënshtrua një trajtimi të ngjashëm pasi u pretendua nuk kishte përvetësuar mësimet përmendësh.

Tërbim në rrjetet sociale

Punonjësi i policisë tha se pas regjistrimit të deklaratës së fëmijës dhe prindërve do të fillojë procedura.

Shkolla në fjalë ka nxënës nga komuniteti hindu dhe musliman i zonës.

Irshad tha se megjithëse mësuesja e pranoi gabimin e saj dhe kërkoi falje për sjelljen e saj.

“Ajo tha se nuk do t’i trajtonte më keq nxënësit e saj,” tha ai.

“Por ky nuk është mjedisi në të cilin dua që djali im të shkollohet dhe të rritet”.

Ndërsa video u bë virale, ajo shkaktoi zemërim në mediat sociale, ku shumë veta theksuan rritjen e islamofobisë në shkolla.

“Një brez po rritet në një shoqëri që ka normalizuar armiqësinë dhe urrejtjen,” i tha Al Jazeera-s Nazia Erum, autore e librit “Nëna e muslimanëve”.

Ajo fajësoi median dhe gjendjen e politikës për urrejtjen në rritje në vend, e cila, tha ajo, “vetëm synon të mbajë vazhdimisht në një dritë negative popullsinë pakicë muslimane”.

Ky rast është një tjetër provë e urrejtjes hindu ndaj muslimanëve, pra e atyre që adhurojnë lopën, duke e trajtuar si Zot, ndaj atyre që adhurojnë Zotin e vërtetë.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit