2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mësuesit tim!

Më të lexuarat

Në shenjë respekti dhe nderimi për të gjithë ata që më kanë mësuar edhe vetëm një shkronjë, e të mos flasim për ata që më kanë mësuar gjëra shumë të mëdha dhe të rëndësishme në jetë, ua kushtoj këto tregime të zgjedhura që i paraqes para jush.

E lusim Allahun t’i shpërblejë me të mirat e Tija të gjithë ata që më kanë mësuar edhe vetëm një shkronjë, me shpërblimet më të mira me të cilat i shpërblen Allahu besimtarët e Tij, e në veçanti shejh Muhamed nasirudin Albanin dhe shejh Abdul-Kadër Arnautin, nga të cilët kam mësuar dashurinë për Synetin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe kujdesin për te.

Në kohën kur u kurorëzua si Kalif Omer ibën Abdul-Azizi, rahimehullah, erdhën delegacione nga çdo anë për t’ia uruar. Në mes të delegacioneve që erdhën t’ia urojnë postin ishte edhe delegacioni nga Hihxhazi. I priu delegacionit një djalosh hashimit dhe dëshiroi të flas. Omeri, rahimehullah, tha: le të del të flet dikush më i vjetër. Djaloshi tha: Allahu e përmirësoftë Kalifin e besimtarëve, njeriu llogaritet i vogël nëse e ka të vogël zemrën dhe gjuhën, mirëpo nëse njeriut Allahu i ka dhënë zemër memorizuese dhe gjuhë oratore e meriton të flet dhe ia di vlerën ai që ia dëgjon ligjërimin, sepse po të ishte çështja me vite, atëherë vendin tënd do ta meritonte dikush që është më i vjetër se ti. I tha Omeri, rahimehullah, ashtu është, të drejtën e flet. Urdhëro fol. Djaloshi tha: Allahu e përmirësoftë Kalifin e besimtarëve, ne jemi delegacion përurimi e jo delegacion fatkeqësie. Të kemi ardhur për shkak të kësaj begati me të cilën na ka begatuar Allahu me ardhjen tënde, nuk kemi ardhur nga dëshira për të fituar diçka e as nga frika se na ndodh ndonjë gjë, por kemi ardhur nga vendi ynë sepse jemi të sigurtë nga padrejtësia jote për shkak se besojmë në drejtësinë tënde. Omeri, rahimehullah, tha: më jep një këshillë. I tha: Allahu e përmirësoftë Kalifin e besimtarëve. Ka njerëz që janë mashtruar me Butësinë e Allahut, me shpresat e mëdha dhe lavdet e njerëzve dhe u ka rrëshqitur këmba dhe janë zhytur në xhehenem, andaj mos u mashtro me Butësinë e Allahut, shpresat e mëdha dhe lavdet e njerëzve, e të rrëshqet këmba e tu bashkëngjitësh edhe ti atyre. Kurën e kurës të mos lejoj Allahu që të bëhesh si ata dhe të bëftë vazhdimësi e burrave të mirë që ka patë meti. E përfundoi fjalën dhe heshti. Omeri, rahimehullah, tha: sa vjet i ka djaloshi? I thanë: njëmbëdhjetë vjet. Kur pyeti më shumë kuptoi se ky djalosh është djali i Husjenit, radijallahu anhu, stërnipi i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, andaj e lavdëroi dhe u lut për te dhe më në fund e tha një poezi:

تعلم فليس المرء يولد عالماً ‍* * وليس أخو علم كمن هو جاهلُ

فإن كبير القوم لا علم عنده * * صغير إذ التفت عليه المحافلُ

“Mëso se njeriu nuk lind i ditur

Ai që di nuk është i njejtë me atë që nuk di

I madhi i popullit, i cili nuk di

Është i vogël kur takohet me burra të mëdhenj

Si e respektonte Kalifi mësuesin

Ebu Muavije Ed-Dariri, rahimehullah, na rrëfen: më thirri një ditë harun Reshidi për të dëgjuar prej meje hadihe të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Çdo herë që përmendja hadihe të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ai thoshte: paqja dhe bekimi qofshin mbi zotërinë tim, kurse kur dëgjonte ndonjë këshillë qante aq shumë saqë lagej toka. Një dita ngrëna te ai dhe u ngrita të laj duart, ishte ngritur ai të më hedh ujë, kurse unë nuk e kisha parë. Më tha: Ebu Muavije e di se kush të hedh ujë për të larë duart? I thash: jo. Tha: Kalifi, udhëheqësi i besimtarëve. Ebu Muavija tha: u luta për te. E ai më tha: me këtë vepër dëshira të madhëroj mësuesin.

Fëmijët e Kalifit dhe mësuesi i tyre

Imam Kesaiu, rahimehullah, ishte mësuesi dhe edukatori personal i dy djemve të Harun Reshidit, rahimehullah, i cili në atë kohë ishte Kalifi i myslimanëve. Ata ishin Emini dhe Memuni. Një ditë prej ditëve, pasi që përfundoi mësimi, u ngrit Imam Kesaiu dhe Emini Dhe Memuni nxituan që t’ia mbathin këpucët, mirëpo u grindën mes vete se kush do ia mbath këpucët. I shkoi lajmi Kalifit dhe e thirri imam Kesaiun e i tha: kush njeriu më i madh? U përgjigj: nuk di njeri më të madh se Kalifi i besimtarëve? Kalifi tha: njeriu më i madh është ai që kur ngritet nga tubimi grinden fëmijët e Kalifit se kush do t’ia mbath këpucët derisa të pajtohen që njëri t’ia mbath njërën këpucë e tjetri tjetrën. Imam Kesaiu mendoi se kalifi është hidhëruar me këtë gjest dhe kërkoi falje. Por Kalifi i tha: po ti kishe ndalë do të qortoja. Kjo vepër ua ka ngritur edhe ma shumë vlerën te unë.

Kështu i kanë nderuar dhe respektuar kalifët mysliman dhe bijtë e tyre dijetarët andaj edhe jeta u ka shkuar mirë dhe kanë patë suksese në udhëheqjen e shteteve të tyre.

E kanë pyetur Lekën e Madh: pse e nderon mësuesin tënd më shumë se babën tënd? Është përgjigjur: babai ishte shkak i jetës time materiale dhe kalimtare, kurse mësuesi shkak i jetës time të përhershme.

Aliu, radijallahu anhu, thoshte: “kush ma mëson një shkronjë i bëhem skllav”

Respekti dhe nderimi i mësuesit tregon edukatën e mirë dhe moralin e lartë që ka ai njeri.

Bekir Halimi – Islam.mk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit