4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mësimi i Imam Ibn Sirinit: Përqendrohu te vetja, jo te të tjerët

Më të lexuarat

Imam Muhamed ibn Sirini (Allahu e mëshiroftë) e dëgjoi një njeri duke ofenduar Haxhaxhin. Më pas i tha:
“Ndalo, o njeri, sepse, po të kishe brengë botën tjetër, do të kuptoje se mëkati më i vogël që ke bërë ndonjëherë do ta llogarisje si mëkatin më të madh që ka bërë Haxhaxhi. Dhe mos harro se Allahu është gjykatës i drejtë. Allahu është gjykatësi i drejtë, nëse Ai do e dënojë Haxhaxhin për padrejtësitë që ka bërë ndaj të tjerëve, do të dënojë edhe ata që e përgojojnë atë. Prandaj, merru me vetveten dhe mos e ngarko veten  tënde me fyerje ndaj tij.”
Transmeton Imam Ibn Ebi Dunja në librin “Pendimi” (Nr. 39).
Zinxhiri i këtij hadithi është i mirë (hasen).
Dobitë nga kjo thënie:
1.Të merremi me vetveten tonë.
2.Të meditojmë më shumë për pasojat e mëkateve dhe për daljen para Allahut.
3.Të mos flasim keq për askënd, edhe nëse padrejtësia e arrin padrejtësinë  e Haxhaxhit.
4.Kushdo që merret me të tjerët do të bëhet shkak për t’i marrë gjynahet e tyre dhe për t’ua dhënë veprat e mira.
5.Të mos na mashtrojë shejtani duke na bërë të mendojmë se po e mbrojmë fenë nga devijimi duke folur keq për nxënësit e dijes dhe dijetarët. Nëse nuk lejohet të flasësh keq për njerëz si Haxhaxhi, aq më pak për ata që përhapin fenë e Allahut në tokë.
6.Nëse pretendon se pason të parët e këtij umeti, vepro si ata, sepse këta ishin të parët tonë.
Fitim Gërguri
17.11.2024
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit