4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Mësimi 36 – Kurbani

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“Falu për hir të Zotit tënd dhe bëj Kurban për hir të Tij.” (Keuther, 2)

“Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.” (Haxh, 37)

“Thuaj (O Muhamed):- në të vërtetë namazi im, Kurbani im, adhurimet e mia, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun Zotin e botërave.” (Enam, 162)

 

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se: i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ve sel-lem, ka bërë Kurban me dorën e tij dy deshë të bardhë me disa pulla të zeza, të majmë e me brirë. Tha:- Bismilah, Allahu Ekber dhe e vendosi këmbën e tij mbi qafët e tyre kur i theri.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

I dërguari i Allahut sallallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:- “Nuk ka ndonjë punë më të dashur tek Allahu sesa derdhja e gjakut të kafshës. Ajo do të vijë në Ditën e Gjykimit me brirët, leshin e thundrrat e saj, (si dëshmitare e kësaj vepre të mirë). Gjaku ka vend tek Allahu përpara se të bjerë në tokë.” (Tirmidhiu ka thënë se hadithi është Hasen.)

 

Shpjegim:

Kurban është një adhurim prej suneteve të forta që në ditën e bajramit Muhamedi salallahu alejhi ve selem, ka bërë kurban. Dhe kurbani është një prej simboleve Islame edhe sot.

 

Dobi:

Kurban është adhurim.
E preferuar është që personi vet ta ther kurbanin.
Kurbani theret vetëm pas namazit të bajramit.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit