-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mësimi 35 – Vlera e haxhit

Më të lexuarat

Ebu Hurejra tregon: E pyetën Pejgamberin, sallallahu alejhi ve sel-lem: cilët punë janë më të vlefshme? Ai tha: “Besimi në Allahun dhe të dërguarin e Tij. U tha: më pastaj? Tha: “lufta në rrugë të Allahut” u tha: e më pastaj? tha: “haxhi i pranuar“. (Shënon Buhariu).

Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush e kryen haxhin dhe (gjatë kryerjes se tij) nuk shan dhe nuk bën mëkat, kthehet si ate ditë kur është i lindur nga nëna e tij.” (muttefekun alejhi)
Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: „kush e kryen haxhin dhe (gjatë kryerjes se tij) nuk shan dhe nuk bën mëkat, kthehet si ate ditë kur është i lindur nga nëna e tij“ (muttefekun alejhi)

Muhammedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: „umreja pas umresë është shpagim për çka ka pasur ndërmjet (prej mëkateve të vogla) kurse për haxhin e pranuar ska shpërblim veç xhennetit“ (Muslim).

 

Shpjegim:

Haxhi i pranuar është ai haxh i plotë dhe i shëndoshë, pa munguar shpërblimet. Haxhi është njëra ndër veprat madhore të Islamit dhe ibadetet më të dashura te Allahu i Lartësuar, sepse në vete ngërthen disa lloje të adhurimeve. Allahu premtoj shpërblim shumë të madh dhe falje të gjynaheve, aq sa myslimani të pastrohet nga mëkatet po si fëmija i porsalindur.

Dobi:

Haxhi ka vlerë të madhe dhe pozitë të lartë.
Haxhi i pranuar “mebrur” është shkak i shlyerjes se mëkateve.
Haxhi është sebep për të hyrë në xhenet.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit