1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mësimi 31 – Kujdes se çka po flet!

Më të lexuarat

All-llahu i Lartësuar thotë:
“O besimtarë, shmanguni morisë së parashikimeve! Disa parashikime me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin e as mos përqeshni njëri-tjetrin! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Ju atë e dini se është shumë keq – prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu vërtetë pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm.” (el-Huxhurat, 12)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të fletë mirë ose le të heshtë.”(Muttefekun alejhi)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, për të cilën ai deklarohet (pa e menduar), mund të rrëshqa-së drejt zjarrit më larg se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndi-mit.” (Muttefekun alejhi)
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu është i kënaqur, kurse ai nuk ka kujdes, do të jetë i ngritur nga All-llahu në shkallë (të nderit). Dhe vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu s’është i kënaqur, kurse nuk ka kujdes, do të hudhet në Xhehenem.”(Transmeton Buhariu)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj e kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj zemërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.” (Maliku në Muvatta dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos flitni shumë pa përme-ndjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zemrën. Vërtet, më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura.” (Transmeton Tirmidhiu)

 

Shpjegim:

Është e domosdoshme të dihet se çdo njëri duhet ta ruajë gjuhën e tij nga çdo e folur, përveç asaj që tregon dobi. Madje edhe atëherë, nëse është e barabartë të flitet dhe të mos flitet edhe për gjërat e dobishme, është më mirë përmbajtja nga të folurit, sepse shpeshherë kuvendimi i lejuar e çon njeriun në të palejuarën apo të jopreferuarën. Është e nevojshme të përmbahemi nga të folurit, përveç nëse është i mirë, d.m.th. nëse dobia e tij është e dukshme. Ndërsa nëse dobia e tij është e dyshimtë, atëherë nuk bisedohet.

 

Dobi:

Besimtari duhet ti largohet paragjykimeve.
Besimtari i mirë fletë vetëm mirë.
Fjala e mirë të drejton për në xhenet.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit