1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mësimi 30 – Abdesi të pastron nga gjynahet

Më të lexuarat

All-llahu i Lartësaur thotë:
“O besimtarë! Kur të niseni të kryeni faljen (namazin), lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja me gjithë bërryla, kurse kokën tuaj fërkojeni (bëni mes-h), edhe këmbët tuaja deri në zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë pastrohuni! Por, nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duart tuaja prekni tokën e pastër, lëmoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja. All-llahu nuk do t’u bëjë vështirësi, por do që t’ju pastrojë dhe t’ua plotësojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës.” (Maide, 6)

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kur merr abdest robi musliman (besimtari), kur ta lajë fytyrën e vet, prej fytyrës së tij del çdo mëkat që ka bërë duke shikuar me sytë e vet, këto mëkate bien së bashku me rënien e ujit ose me pikën e fundit të ujit. Ndërsa kur t’i lajë duart e veta, atëherë çdo mëkat i dorës bie me ujin ose me pikën e fundit të ujit të dorës. Kur t’i lajë këmbët, atëherë çdo mëkat i këmbës do të bie prej këmbës së bashku me ujin e abdestit, apo me pikën e fundit të ujit të abdestit nga këmba, kështu që kur të kryhet abdesti, mbetet i pastër prej mëkateve.” (Transmeton Muslimi)

 

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “A dëshironi t’ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja?” Të pranishmit i thanë: “Po, o i Dërguari i All-llahut!” Pejgamberi s.a.v.s. u tha: “Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë.” (Transmeton Muslimi)

 

Shpjegim:

Allahu i Lartësaur urdhëron që para se të falet namazi të miret abdesi, sepse është njëri ndër kushtet e pranimit të namazit. Pastaj besimtari m eabdes pastrohet nga gjynahet ashtu sin a tregon Muhamedi sal-lallahi alejhi ve selem.

 

Dobi:

Marrja e abdesit është obligim.
Me abdes Allahu ti fal mëkatet.
Abdesi është mburojë për muslimanin.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit