1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mësimi 27 – Vëllazëria për hirë të Allahut (1)

Më të lexuarat

Allahu i Lartësaur thotë:
“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, …”. (El-Huxhurat: 10).
“…dhe ashtu me dhuntinë e Tij u dakorduat të jeni vëllezër. …”. (Ali Imran: 103).

 

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Një njeri vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu dërgoi një melek ti del në rrugë. Kur iu afrua i tha: ku po synon? Tha: ta vizitoj në vëlla timin në këtë fshat. Tha: ke ndonjë të mirë që e fiton prej tij. Tha: jo, vetëmse e kam dashur për hirë të All-llahut. Tha: unë jam i dërguari i All-llahut te ti që të tregoj se All-llahu të do, ashtu sikurse ti e do këtë njeri”. (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadithin kudsijj thotë: “E meritojnë dashurinë Time ata që duhen për hirë Timen, e meritojnë dashurinë Time ata që vizitohen për hirë Timen, e meritojnë dashurinë Time ata që dhurohen mes vehte për hirë Timen dhe e meritojnë dashurinë Time ata që kujdesen për njëri tjetrin për hirë Timen”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Hallka më e rëndësishme e besimit është të duash për All-llahu dhe të urrejsh për All-llah”. (Bezzari, sahih).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njeriu është me ate që e do”. (mutefekun alejhi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] në ditën e Kijametit do të thotë: ku janë ata që duhen mes vehte për hirë të Madhërisë sime, sot i fus nën hijen Time, në këtë ditë që ska hije tjetër përpos hijes Sime”. (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush i ka tre gjëra do të gjejë ëmbëlsinë e besimit; ta do All-llahun dhe Pejgamberinma shumë se çdo gjë përveç tyre, ta do një njeri vetëm për hirë të All-llahut dhe të urrejë të kthehet në kufër (mosbesim) ashtu sikurse urrenë të hedhet në zjar”. (Buhariu dhe Muslimi).

 

Shpjegim:

Vëllezëria në Islam ndodh mes besimtarëve ajo konsiderohet si dhuratë e Zotit mbi njerëzit, është shkak për të arritur dashurinë e All-llahut po ashtu është një ndër hallkat më të rëndësishme të besimit. Kujdes se kend e ke shokë, atë që do je si ai. Dashuria për hire të Allahut ka shpërblim shumë të madh, gjithashtu nëpërmjet sajë arrihet ëmbëlsia e besimit.

 

Dobi:

Vëllazëria është dhuratë nga Allahu.
Dashuria vëllazërore është njëra ndër hallkat më të fuqishme.
Vëllazëria në Islam mundëson shijimin e ëmblsisë së imanit.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit