1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mësimi 20 – Islami është i lehtë

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“… All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju…”. (El-Bekare: 185).
“All-llahu dëshiron t’ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t’u përballuar epsheve)”. (En-Nisa: 28).
“… Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’an) ju quajti myslimanë, …”. (El-Haxh: 78).
“… All-llahu nuk ngarkon askënd, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati)”. (Et-Talak: 7).
“… All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij,…”. (El-Bekare: 286).
“Ne e bëmë atë (Kur’anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t’i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t’i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç”. (Merjem: 97).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kjo fe është e lehtë, hyni në te butë”. (Ahmed, hasen).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta”. (Ahmed, hasen).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu nuk më ka dërguar të rënduar dhe fanatik, por më ka dërguar mësues dhe lehtësues”. (Buhariu dhe Muslimi).

 

Shpjegim:

Lehtësimi është synim Islamit dhe karakteristikë e përgjithshme e sheriatit, lehtësimi përfshin besimin, dispozitat, moralin, raportet njerëzore, etj.. Allahu i Lartësuar nëpërmjet Islamit nuk dëshiroi vështirësi dhe komplikime, pra, këtë e dëshmojnë edhe ajetet e lartpërmendura dhe dy hadithet e cituara.

 

Dobi:

Lehtësimi është synim i Islamit.
Allahu nuk obligoi me as një vështirësi.
Është me rëndësi të shijohet lehtësia.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit