-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mësimi 16 – Jeta e kësaj bote

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë”. (Junus: 24).
“E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë”. (El-Kehf: 45-46).
“Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues”. (El-Hadid: 20).
“Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin”. (El-Ankebut: 64).

 

Shpjegim:

Allahu i Lartësuar sjellë shembullin e kësaj bote si shiun e zbritur ku më pas përfitojnë bimët, njerëzit dhe gjallesat tjera. Por atë që e mbin toka një ditë edhe zhduket. Jetën e kësaj bote e zbukurojnë pasuria dhe fëmijët, por këto janë lojë dhe jeta në këtë botë nuk është tjetër vetëm se lojë, kështu Allahu e quan. Po sikur ta dinin njerëzit se jeta e ahiretit po ajo është e vërtetë.

 

Dobi:

Shiu jep gjallëri tokës, por ajo pamje e bukur një itë përfundon.
Mos të habisin pasuria dhe fëmijët
Puno për ahiretin, për jetën e përhershme.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit