Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh”. (El-Ahzab: 41).
“…shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (El-Ahzab: 35).
Nga Ebu Derdai [radijall-llahu anhu]. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që është më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju u mëshoni në qafë dhe ata u mëshojnë në qafë preni atyre kokat?” (As’habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut”. (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)
Nga Ebu Musa [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Shembulli i atij që e përmend All-llahun dhe atij që nuk e përmend, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”. (Transmeton Buhariu)
Nga Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu], i cili thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: Unë jam te mendimi i mirë i robit tim, Unë jam me te gjersa ai më përmend Mua, nëse më përmend në vehte, e përmendi në Vehten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmendi në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vijë duke nxituar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Shpjegim:
Allahu i Lartësuar na kujton neve që ne Atë ta kujtojmë sa më shpesh, që ne t afitojmë faljen dhe mëshirën e Tij nëpërmjet “dhikrit”. Përkujtimi Allahut është njëra ndër veprat e mira dhemë të vlefshme se sa pasuritë e llojllojta. Ata që dëshirojnë të jenë në përmendjen e Allahut dhe afër Tij le të bëjnë “dhikër” e dhikri më I miër është fjala e Tij, Kurani.
Dobi:
Mos harro; je urdhëruar ta përkujtosh Alalhun.
Përkujtuesit e Allahut janë të falur.
Kush e përmendë Allahun, Ai e përmendë atë.
Allahu im! Ma bën rizk përmendjen Tënde dhe më përmend mua në veten Tënde.
Ulvi Fejzullahu