Allahu, xhele ve ala, thotë në Kuran:
“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që Allahu ata i rrënoi, e edhe jobesimtarët (mekasë) i pret shembulli i tyre.” (Muhamed:10)
“Allahu na ka urdhëruar për udhëtim, kurse udhëtimi është dy llojesh:
Udhëtim me këmbë dhe udhëtim me zemër.
1. Udhëtimi me këmbë: Të ecën njeriu me këmbët e tij në tokë ose me automjet që të shohë se çfarë ka ndodhur me ata që e mohuan Allahun dhe si ka qenë gjendja e tyre.
2. Udhëtimi me zemër: Duke lexuar dhe medituar në lidhje dënimet që i kanë kapluar ata dhe se çfarë kanë vepruar që janë dënuar në këtë mënyrë.”
(Shejh Uthejmini, rahimehullah. Sherh Rijadus Salihin: 1/589)