1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mësime dhe porosi nga tregimi i hixhretit – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Mësimet nga ky tregim

Mësimet që mund të nxiren nga ky tregim janë shumë të mëdha. Ne do të mundohemi ti përmendim, disa prej tyre, edhe ate shkurtimisht.

1- Ushtria e All-llahut nuk është e kufizuar në ndonjë lloj të armatimit, po është shumë më e madhe se sa mund të kuptojë njeriu.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِلاَّ تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ الَّذِينَ كَفَرُوا ثَانِيَ اثْنَيْنِ إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا فَأَنزَلَ اللَّهُ سَكِينَتَهُ عَلَيْهِ وَأَيَّدَهُ بِجُنُودٍ لَمْ تَرَوْهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ الَّذِينَ كَفَرُوا السُّفْلَى وَكَلِمَةُ اللَّهِ هِيَ الْعُلْيَا وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ (40)

“Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti”. (Et-Teube: 40).

Kjo ndihmë e Zotit që i ka ardhur Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. I ka ardhur pas marjes në konsideratë të të gjitha shkaqeve materiale për të ikur nga kapja e idhujtarëve dhe duke planifikuar udhëtimin e tyre nga Mekeja për në Medinë në mënyrë të përkryer dhe shumë sekrete.

2- Pozitën e lartë që ka Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo del në shesh nga ajeti i lartëcituar, ku All-llahu e emërton mik të Pejgamberit [alejhis-selam]. Xharall-llahu thotë: “Ai që mohon se Ebu Bekri ka qenë shok i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bërë kufër, sepse me këtë e ka kundërshtuar Kur’anin”. (Shiko: “Mehasinut-Tevil”, 8/ 218).

3- Flijimi i ushtarit për të mbrojtur komandanin e vet. Kjo del në shesh edhe me rastin e Aliut [radijall-llahu anhu] që pranon të fljë n shtratin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] edhe me rastin e Ebu Bekrit, i cili e shoqëron në ktë udhëtim të rezikshmë dhe vendimtar.

4- Kujdesi i All-llahut për Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe secilin që ecë hapave të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu [subhanehu ve teala] nuk lejon që të bie Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në dorë të idhujtarëve dhe ta mbysin ate dhe ta çrrënjosin davetin. Të njejtën All-llahu e bënë edhe me robërit e Tij të sinqertë, ata që e kanë marur përgjegjësinë e përhapjes së Fjalës së Tij. Kjo është vërtetim i ajetit Kur’anor:

إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الأَشْهَادُ (51)

“Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive”. (Gafir: 51).

5- Edhe në qoftëse planifikimi ynë është superior edhe shumë sekret, ne nuk duhet të mbështetemi në planifikimin tonë, por duhet të mbështetemi në All-llahun [subhanehu ve teala]. Dhe poqëse pas gjith këtyre aktiviteteve dështon plani ynë, duhet të jemi të kënaqur me caktimin e All-llahut [subhanehu ve teala].

6- Suksesi dhe fitoreja çdo herë janë në anën e të mirëve. Thirrësit duhet ta kenë shumë të qartë se All-llahu [subhanehu ve teala] çdo herë është në ndihmë të tyre, atëherë kur të gjitha forcat njerëzore nuk kanë fuqi të kuptojnë planet e armikut. Muslimanët duhet ta dinë dhe të jenë të bindur se fitoreja çdo herë është në Dorë të All-llahut [subhanehu ve teala].

7- Lodhja në rrugën e përmirësmit dhe thirrjes nuk duhet të jetë shkak që të largon nga kjo rrugë.

8- Nëse njeriu e meriton ndihmën e All-llahut, kjo nuk domethënë që mos të punojmë, mo stë planifikojmë, mos të organizohemi dhe mo të japim mundin tonë.

9- Në hixhret Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka shembëlltyrë vëllezërit e tij Pejgamberë. Secili Pejgamber është larguar nga vendi i vet, mirëpo ata kanë duruar në këtë maltretim për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Këtë ia paralajmëroi Vereka ibn Neufle Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] edhe këtë e ka treguar All-llahu [subhanehu ve teala] për secilin Pejgamberi:

وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِرُسُلِهِمْ لَنُخْرِجَنَّكُمْ مِنْ أَرْضِنَا أَوْ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَا فَأَوْحَى إِلَيْهِمْ رَبُّهُمْ لَنُهْلِكَنَّ الظَّالِمِينَ (13)

“Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: “Për Zotin, ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!” E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: “Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët”. (Ibrahim: 13).

10- Nëse dëshiron ndokush të krahason hixhretin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me hixhretin e Omerit [radijall-llahu anhu], mund të parashtron pyetjene: pse Omeri e bëri hixhretin në mënyrë publike, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në mënyrë sekrete?

Përgjigja është: sepse veprimi i Omerit konsiderohet veprim personal, kurse veprimi i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është veprim, nga i cili nxiren ligje dhe mirren mësime dhe këshilla.

11- Dashuria e madhe që kanë pasur ithtarët e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj tij.

12- Islami kërkon prej muslimanëve që të krijojnë sistem, i cili do tu ndihmojë në përhapjen e fesë së All-llahut [subhanehu ve teala] dhe i cili do t’i mbrojë.

13- Hixhreti ka edhe domethënien e tij simbolike. 

Hixhret nga dunjaja në ahiret. Nga e keqeja në të mirën. Nga bidati në sunnet. Nga njerëzit te All-llahu. Nga mendimet në hadithet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

14- Rëndësia e hixhretit del në shesh duke e pasur parasysh faktin se me hixhretin u formua politikisht ummeti islam, për ta përhapur islamin dhe për tu mbrojtur. Për këtë rëndësi të madhe llogaritet historia islame prej hixhretit e jo prej ditës së betejeës së bedrit, ose lindjes së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ose prej ditës së shpalljes. Muslimanët nuk kanë përdorur kalendarin e tjerëve, për të ruajtur mëvetësinë e ummetit dhe dallimin e tyre.

15- Thirrësit, çdo herë duhet të kërkojnë tokë pjellore për thirrjen e tyre, tokë e cila do të bëhet pikënisje e kësaj thirrjeje, e jo ta hedhin këtë farë në çfarë do vendi.

Këto ishin disa mësime dhe këshilla të cilat munden të nxirren nga kjo ndodhi. Edhe pse ne nuk pretendojmë se i kemi përmendur të gjitha mësimet dhe këshillat, mirëpo mendojmë se mjaftojnë këto që të bëhen llamba ndriçuese në jetën tonë të përditshme.

E lusim All-llahun, të na jep kuptim të fesë dhe vepra të mira. Amin.

 

Përgaditi: Bekir halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit