Mësimdhënësit e arsimit parauniversitar sot bojkotojnë mësimin, duke kërkuar zbatimin e plotë të Kontratës Kolektive.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj u shpreh i sigurt se greva do të jetë e suksesshme.
“Urojmë që pas saj, qeveria të bisedojë me SBASHK-un konkretisht dhe sinqerisht për zgjidhjet” tha Jasharaj për Radio Kosovën.