4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Mesila Doda përgjigjet: Të bëhen publikë fondet dhe finacimet për LGBT

Më të lexuarat

Deputetja Mesila Doda i është përgjigjur me një letër Komisioneres për Antidiskriminimin, Irma Barakut në lidhje me kërkesën për dënimin e saj nga homoseksualët që udhëhiqen nga Altin Hazizaj.

Ligjvënësja thotë se nuk ka ndër mend të fshihet pas Kushtetutës, ku thuhet që deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit.

Deputetja e PD, Mesila Doda, duke hyre ne nje mbledhje te grupit te PD, ku Basha ka deklaruar se vendimi i opozites per te mos marre pjese ne seancat parlamentare do te qendroje ne fuqi./r/n/r/nLawmaker Mesila Doda, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Ajo thotë se po kërkohet cënimi i fjalës së lirë, madje i lirisë së besimit. Sipas Mesila Dodës mbrojtja e familjes burrë-grua është përçim në sallën e Kuvendit të qëndrimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Askush sipas saj, nuk mund të ndalë sërish besimin në Zot në këtë vend, lirinë e shprehjes së mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme.

Në fund të letrës deputetja kërkon nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, zyrat përkatëse të kontrollit të donacioneve dhe fondeve, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të bëhen publike sa fonde jepen, kujt i jepen dhe për çfarë qëllimesh u shkojnë organizatave dhe programeve, të cilat marrin miliona euro, kurse aktivitete e vetme janë, tek dalin në bulevard me biçikletë apo kur shkruajnë letra të tilla?

Këto fonde jepen, ndërsa është shumë e vështirë të mbështeten viktimat e trafikimit, fëmijët e braktisur, viktimat e dhunës në familje.

Anetare te Aleances LGBT dhe ProLGBT me mbeshtetjen e Ecovolis, duke pedaluar gjate nje eventi me titull "Tirana Gay (P)Ride5" ne sheshin Skenderbej, kunder homofobise dhe transfobise. /r/n/r/nAlbanian LGBT (lesbian, gay, bisexual, and transgender) activists cycle down the main boulevard of Tirana to mark the International Day Against Homophobia and Transphobia (IDAHOT) during Tirana Gay (P)Ride 5, on May 14, 2016. Only in recent years has the LGBT community in Albania emerged from marginalized and underground activities to hold public events and parades, although not entirely without causing controversy and prejudice in this small Balkan nation which until the collapse of the communist regime in 1990 penalized homosexuality.

Më poshtë letra e plotë e deputetes Mesila Doda ndaj Komisioneres për Antidiskriminimin:

E nderuar zonja Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku,

Kisha zgjedhur qetësisht të mos jepja më asnjë përgjigje për një argument që e quaj të mbyllur, ndaj edhe sulmeve personale nga njerëz të njohur, të panjohur apo ish-miq nuk u jam përgjigjur publikisht, pasi besoj se detyrën time e kreva, ndaj asnjë insinuatë apo fyerje, vanitet bosh ekzibicionistësh apo tërbim histerie e vulgariteti nga ata që nuk arritën dot ndryshimin që shpresonin, nuk do kishte kuptim të merrte kundërpërgjigje. Çdo përgjigje e dhënë me këtë rast, thjesht do zvogëlonte rëndësinë e rezultatit që u arrit dhe do vishte me tone absurde protagonizmi një akt që në të vërtetë është qëndrim i një pjese të madhe të deputetëve dhe shoqërisë shqiptare.

Por, pasi u njoha me letrën tuaj dhe me shqetësimin që kishte ardhur nga përfaqësuesit e organizatës LGBT dhe Ambasadës Pink, në të cilën kërkohej dënimi im si parlamentare, meqë në në një fjalim timin kam diskriminuar komunitetin LGBT, jam e detyruar t’ju kthej një përgjigje.

Do ishte krejt e thjeshtë për mua në përgjigje të letrës suaj t’i referohesha Kushtetutës së Republikës Së Shqipërisë – Neni 73 pika 1, në të cilin është shprehur qartësisht: Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit.

Me këtë rast çdo debat do përfundonte këtu, me argumentin juridik të mbrojtjes speciale që Kushtetuta i jep fjalës së lirë në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.

Por, kjo do të ishte fort e thjeshtë dhe toleruese për atë precedent kufizim-lirie, fjale e mendimi që u kërkua nga një grupim, ndaj zgjedh me ndërgjegje që t’ju dërgoj një sqarim të një lloji tjetër, Ju, palës denoncuese dhe me këtë rast gjithë opinionit publik, e bindur që më shumë se mbrojtja ime opinioni ka nevojë të njohë të vërtetën e një çështje që u mbulua, u fsheh dhe u përdor, e më së fundi po kërkon të diskriminojë fjalën e lirë dhe bindjen e ndryshme në tempullin e fjalës së lirë, në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Nisur nga shqetësimet e shkresës suaj do mundohem të shpjegoj a ishte i nevojshëm një fjalim i tillë në Parlament? A ishte diskriminues? A ishte e ndaluar të përmendja e të apeloja besimin tim dhe të kolegëve në sallën e Parlamentit?

Si deputete e Parlamentit të Shqipërisë kam detyrim të shpreh gjithë shqetësimin tim dhe të mijëra burra e grave shqiptare, për çështje të tilla që sjellin si pasojë ndryshimin e modelit tonë shoqëror të bazuar mbi familjen tradicionale Burrë-Grua dhe fëmijët që rrjedhin nga ky bashkim. Si qënie njerëzore e lirë, si grua, si nënë, si njeri që nuk ka asnjë frikë e drojë të bërtasë për të vërtetat ku beson, kam detyrimin që t’i kërkoj secilit deputet që beson tek të njëjtat vlera, që individualisht të respektojë bindjet e veta, më së pari Besimin e tyre në Zot, Familjen e tyre dhe më pas vendimet politike të forcës ku merr pjesë. E theksoj Besimin, sepse ende paska të marrë që kujtojnë se Zoti është i ndaluar për t’u përmendur e për ta pasur pikë referimi absolute në jetën e tij, familjen e tij dhe në jetën publike po ashtu. Ka nga ata që besimin në Zot e quajnë injorancë, opium për popullin, të papërshtatshëm për ta shqiptuar në publik…e për më tepër, ruajna Zot në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.

PARADA E LGBT - Perfaqesues te komunitetit LGBT, duke parakaluar me flamuj ne bulevardin Deshmoret e Kombit, organizuar nga Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT (lezbike, gay, biseksuale, transeksuale), me rastin e 17 maji dites nderkombetare kunder homofobise dhe transfobise./r/n/r/nLGBT PARADE IN TIRANA - Albanian LGBT (lesbian, gay, bisexual, and transgender) activists march while holding the symbolic rainbow flag in the main boulevard of Tirana to mark the International Day Against Homophobia and Transphobia (IDAHOT) on May 17, 2015. Only in recent years has the LGBT community in Albania emerged from marginalized and underground activities to hold public events and parades, although not entirely without causing controversy and prejudice in this small Balkan nation which until the collapse of the communist regime in 1990 penalized homosexuality.

E nderuar zonjë, Unë besoj në Zot dhe nuk duhet të kem asfare kurajo për ta pohuar publikisht e personalisht, sepse është normalitet, ndaj ta harrojë kush se mundet që besimin tim ta deklarojë të ndaluar për ta përmendur në sallën e Parlamentit a kudoqoftë. E ndjej veten po aq krenare, kur i drejtohem kolegëve e miqve të mi myslimanë e të krishterë, por edhe atyre që ende nuk e kanë gjetur Hyun në jetën e tyre, por që besojnë në vlerat e një shoqërie më të mirë, solidare e në shërbim të jetës dhe i kërkoj që të bashkojmë zërat dhe votat për të ruajtur atë pak që ka mbetur nga një model dashurie dhe ndihme që duhet t’i japim familjes shqiptare që sot është më shumë se kurrë në udhëkryq e sulmuar nga varfëria, mjerimi, mungesa e vlerave, me të cilat u rritën e u edukuan brezat. Besoj në modelin e familjes tradicionale dhe ky nuk është diskriminim për askënd. Besoj se burrë a grua lind e nuk e vlerëson dot një ditë në mëngjes, kur çohesh dhe ndjehesh se ke një gjini tjetër nga ajo që Hyu të dha, kur të solli në tokë, a rasti ta solli nga stërgjysh majmuni për ata që nuk besojnë, ndaj nuk besoj se njeriu e zgjedh gjininë, por e ka dhe e jeton, e respekton atë qetësisht.

Nuk gjykoj e as marr përsipër të shoh se si e jetojnë gjindja seksualitetin e tyre e as të fshehtat e dhomës së gjumit. Bindja ime njerëzore dhe besimi im më ndalon që të diskriminoj a të përbuz dikë qoftë edhe për këtë arsye, por kjo që kërkojnë prej meje është e tepërt. Po kërkojnë të kyçin e të dënonjnë fjalën time në Parlament, sepse do shoqata nuk arritën dot me dredhi qëllimin e tyre për të ndryshuar? Po kërkojnë që të diskriminohet dikush për bindjet dhe besimin e tij? Po kërkojnë të diskriminohet dikush për fjalën e lirë? Kjo nuk ndodh dhe nëse dikush mundet në histeri a disekuilibër momental ta kërkojë. Mbetem përballë në anën e Familjes natyrale, Besimit dhe Fjalës së lirë.

Më së fundi po shtoj një shqetësim timin përkundër kësaj rryme moderne që konsideron si diskriminimin më shqetësues të shoqërisë sonë, atë të homoseksualizmit.

Në këtë vend ka gra të keqtrajtuara e të trafikuara, ka fëmijë shqiptarë e të rritur, romë, ballkano-egjyptas, veriorë a jugorë, jetimë që nisin jetën duke mbledhur mbeturina, duke shitur cigare e duke jetuar çdo ditë të zhytur në mjerim dhe e gjithë shoqëria, përfshirë mua dhe Ju, bëjmë kinse nuk i shohim, të bindur se nuk kemi fuqi të ndryshojme këtë egërsi dhe diskriminim. Nuk shoh programe a fonde, por edhe kur jepen përfundojnë nuk e di se ku. Ky është prioritet, kjo është Shqipëria që ka nevojë për ndihmë, fëmijë, gra e burra, familje që nuk ndihmohen…

Me këtë rast do kërkoja publikisht nga institucionet zyrtare, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, zyrat përkatëse të kontrollit të donacioneve dhe fondeve, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale: A mundet të kuptojmë dhe të dimë sa fonde, kujt i jepen dhe për çfarë qëllimeve u shkojnë këtyre organizatave dhe programeve, të cilat marrin fonde miliona euro dhe që aktivitetet e vetme janë, kur dalin me biçikletë në bulevard apo kur shkruajnë letra të tilla?

Kjo do të ishte një pikë e mirë nga ku duhej të niste një e vërtetë që sot fshihet, maskohet e më pas zbukurohet me lobingje të fshehta a të hapura, politikanësh e ndërkombëtarësh. Kjo nuk është çështje diskriminimi!!! Kjo është kryekëput çështje fondesh dhe shumash marramendëse që kanë shkuar nuk e di se ku dhe tash po kërkohen të përvetësohen ende të tjera miliona, kinse ky është një vend ku ka një persekutim të thellë të homoseksualëve. Në të vërtetë e vetmja gjë që doli haptaz është kjo, këtu ka një urrejtje dhe diskriminim për fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe. Ky grupim i fuqizuar ekonomikisht dhe i mbështetur politikisht është kthyer në diskriminues, fyes e arrogant. Sulmet dhe fyerjet që kanë bërë ndaj meje nuk janë domethënëse për mua, por për të kuptuar natyrën e vërtetë të aksionit të tyre publik.

Tash e nderuar zonjë, e mbyll këtu këtë përgjigje publike e bindur se Shqipëria ka probleme shumë më serioze e të rëndësishme se kjo. Intimiteti i personit është dimension personal dhe për t’u respektuar. Sjellja e tyre publike, agresioni dhe veçanërisht mjegullnaja e përvetsimit të shumave të pakrahasueshme me çdo problematikë tjetër meriton një qasje shumë më aktive, duke filluar nga Ju dhe Unë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit