5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Mëshira dhe drejtësia: meditime mbi disa hadithe

Më të lexuarat

Nga: Abdul Hakim Murad

Mëshira dhe drejtësia: meditime mbi disa hadithe

(1)
Profeti u lut për e popullit të tij dhe mori përgjigjën :’Unë i kam falur ato nga të të gjitha aktet e shtypjes, sepse unë do ta shpërblej plotësisht atë që i bëhet padrejtësi nga shtypësi i tij’..
Në Kuran Zoti është i drejtë dhe kërkon drejtësi; por ai është mëshirues dhe kërkon mëshirë; në të vërtetë përmendja e kësaj të fundit e tejkalon në numër ato në lidhje me drejtësinë në një raport të përafërt prej 10 me 1.
Teologjia Islame nuk ka qenë gjithmonë e qartë se si duhet të zgjidhen tensionet e ardhshme.
“Mëshira ime e kalon zemërimin tim’ është një thënie e shquar hyjnore, por e cila prapseprapë është larg nga heqja e zemërimit të Zotit. Në të vërtetë, një indinjatë e drejtë në lidhje më padrejtësinë është pjesë integrale e përfaqësimit profetik të cilësive të Zotit, dhe qysh nga momentet e hershme të shpalljes së tij, Kurani lidh pritshmëritë e Zotit për drejtësi të Krijesave të  Tij ndaj më të dobtit. Shpesh të njëjtat tekste janë qartësisht eskatologjike, duke pohuar se ato që nuk e përkrahin drejtësinë e Zotit në këtë botë do të jenë të marrë fund në botën e ardhshme. Feja indigjene arabe mund të priste një ndëshkim të ashpër, duke patur parasysh se kërkesat e saj ishin për solidaritet fisnor, dhe jo për respektimin e ligjeve universal të drejtësisë. Idhulli nuk mund të kërkojë drejtësi, por vetëm ndëshkim (tha’r); dhe profesioni profetik duhej pra të lidhte shkatërrimin e  paganizmit me themelimin e një kodi të drejtësisë i cili përmbyste normat arabe duke refuzuar të krijonte diskriminim mes fiseve. Ky hadith është për tu lexuar kundra sfondit të hakmarrjeve të klanit: në vend të kërkimit të hakmarrjes kolektive kundër një fisi të poshtër, viktima e padrejtësisë duhet të apelojë ndaj ligjit të ri, dhe të rikujtojë se të gjitha pabarazitë e dukshme do të kenë një zgjidhje të drejtë në selinë e gjykatës.
 
(2)
Ka një akt bamirësie (sadaka) që duhet të jepet për çdo pjesë të trupit njerëzor; dhe për çdo ditë mbi të cilën lind dielli ka një shpërblim (një sakada)  si dhe për cdokënd që vendos drejtësinë mes njerëzve. Drejtësia (adl) është shkak i ekuilibrit (i’ tidal): e cila është paanshmëri. E njëjta fjalë  përdoret për të përshkruar ekuilibrin e katër gjendjeve shpirtërore të njeriut. Kur këto janë në ekuilibër, ndersa mendimi  dhe shëndeti i duhur janë pasoja. Kur ato nuk janë, Kurani flet për ditën e fundit kur ‘gjuhët,duart dhe këmbët e tyre do të japin dëshminë për ato që ato kanë punuar. ‘ (20:24)
Për të pastruar trupin nga çregullimet të cilat të dyja janë shkak dhe dhe pasojë nga mëkati, është dhuruar një system adhurimi në zbulesë, e cila arrin kulmin në vendosjen e ballit mbi tokë , symbol ky i krenarisë njerëzore dhe mendimit të vetë-orientuar. Gjuha ‘jep sadaka’ duke ju lutur Zotit, dhe duke folur fjalët e pajtimit.
Duart e bëjnë këtë duke punuar për të fituar të ardhura të ligjshme, dhe duke u përpjekur për të rregulluar të këqijat në shoqëri. Të marra së bashku, ‘bamirësia’ e pastër e ofruar nga pjesët e trupit të besimtarit gjithmonë ka një ndikim social, aspekti më i lartë i së cilit duhet të jetë “ zbatimi i drejtësisë’, jo vetëm duke shmangur tundimet e paekuilibruara, por duke punuar për të themeluar një rend politik në të cilën drejtësia është e garantuar. Puna politike është konceptuar kështu si një sakrificë. Autoriteti politik  nuk është kurrë i ‘kërkuar’ në kuptimin konvencional jofetar, në lidhje me këtë një hadith thotë: ‘ Mos e kërkoni pushtetin politik, sepse nese ju e merrni ate duke e kërkuar, ajo do të jetë pushtet i dhënë mbi ju.’
Kjo i referohet një ndjekje egoiste, vetjake (hirs) të pushtetit, më shumë sesa të një kërkimi altruist të pushtetit për hir të vendosjes së drejtësisë për të tjerët.
Modeli është Profeti, i cili rrezikoi veten e tij për të krijuar drejtësinë e Zotit në një Arabinë e gjakmarrjes, dhe që e përfundoi jetën e tij në një varfëri të shenjtë, pavarësisht përparësive që ai mund të kishte fituar nga të qënurit i lindur në aristokraci.
 
(3)
Unë ia kam ndaluar padrejtësinë vetes, dhe e kam bërë atë të ndaluar mes jush, pra mos e shtypni  njëri-tjetrin. Këtu është vetë Zoti duke folur: kjo është e ashtuquajtura (hadithi Kudsi).
Ky tekst provon se jeta ‘politike’ nuk është e shkëputur nga ajo ’fetare’, jo vetëm se besimtari duhet të njohë një grup të integruar të vlerave në atë që ai apo ajo bën, por edhe sepse duke kultivuar virtytet politike ne e përputhim veten tonë me “cilësitë e Zotit”. Prandaj shpesh hadithi citohet si ,’Matja e cilësive të  Zotit.’ Në këtë kuptim disi Platonik, themeli i etikës është tek Zoti, përsosmëritë e detajuara morale të së cilit janë burimi i vlerave njerëzore. Alternativa është  parë, të paktën tek ‘Asharis’ si një formë e dualizmit. Sukjektet e sunduesit mund ti njohin kështu veprimet e tij si morale duke iu referuar shpalljes, dhe do të konsiderojnë çdo padrejtësi si një blasfemi kundra Zotit. Lënia e vendimeve politike tek individët të cilët e kundërshtojnë drejtësinë si një bekim të bazuar në prototipin hyjnor do të thotë të kultivosh mentalitetin e Faronit, i cili ‘e lartësoi veten në tokë’ dhe ‘ e ndau popullin e tij në grupe’. (Kuran 28:4)
(4)
Um Salama ka transmetuar: “ I dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, nuk doli kurrë jashtë shtëpisë sime pa  ngritur sytë e tij në qiell duke thënë: “ O Zoti i Madh! Unë kërkoj mbështetjen tënde nëse humbas apo devijohem, gaboj apo gabojnë mbi mua,  shkaktoj padrejtësi apo vuaj padrejtësi, apo bëj gabim ose kanë bërë gabim mbi mua”. Profeti si një qënie e padjallëzuar që ishte ka ‘ reflektuar cilësitë e Zotit’, pasi duhej të manifestonte drejtësinë e Tij po ashtu si edhe mëshirën e Tij. Këtu Islami dhe Krishëtrimi shkelën në shtigje shumë të ndryshme.
Krishti i Ungjijve, përkundrejt incidenteve të tilla si ‘pastrimi i Tempullit’, predikoi si një dëshmitar pasiv; Profeti i islamit mori gjithashtu persekutime mbi durimin e tij, por u përpoq gjithashtu që të themelonte politikisht drejtësi, me një mëshirë që mund të vinte nga rreptësia. Pa dyshim që kjo nuk është  rezultat i përplasjeve të thella mes ideleve, porse më tepër është pasojë e konteksteve të pabashkëmatshme: Islami, gjithashtu mbron mos përplasjen kur ndeshet me shtypjen e një perandorie të fuqishme; dhe të Krishterët kanë shkuar përtej pacifizmit të Ungjijve, duke patur frikë nga rënia në kontrollin e tiranëve. Megjithatë, ende në rrëfimet bazë theksi i ndryshëm është i qartë. Disa myslimanë e kanë konsideruar këtë si bazë për vërejtje: sipas Shabir Akhtar, ‘një myslimanë ballë për ballë me nje Pilat do ti kishte dhënë djalit romak më shumë sesa thjesht larjen e hesapeve me të; një këndvështrim ky që shpërfill qëndrimin e juristëve klasikë myslimanë mbi rezistencën kundër mosmarrëveshjeve të mëdha.  Por një optimizëm karakteristik mysliman rreth reformimit të strukturave është gjithashtu pa dyshim, në funksion.
(5)
I Dërguari i Zotit ka thënë: ‘Kushdo që sheh diçka që nuk i pëlqen tek sundimtari i tij duhet të jetë i durueshëm, sepse kushdo që e lë bashkësinë (jama), madje dhe nga një fraksion, dhe pastaj vdes, ka vdekur me vdekjen e Epokës së Paditurisë ( jahilijja).
Ky hadith formon një një pjesë të konsiderueshme të tërësisë së teksteve të shpallura të cilat duket se këmbëngulin mbi kuietizmin politik përballë sjelljes së keqe nga an e sundimtarëve. Befasisht ajo vënë qendër një stuhi të polemikave. Shumica e dijetarëve Sunit mbrojtën pikëpamjen se nëse ndonjë kalifi është i zgjedhur (ikhtiyar), bëhet e paligjshme për myslimanët që të rebelohen kundra atij. Për Hanefitët  (shkolla më e përhapur e së drejtës, ‘ nëse sunduesi është shtypës, apo i korruptuar,  ai nuk duhet të rrëzohet,’ arsyeja është frika e luftës civile (fitna), e cila ka qenë e keqja që ka shqetësuar Epokën e Injorancës përpara Islamit.
Ky kuietizëm nuk u rezistua nga sektet e Mutalizitëve dhe Kharijitë, si edhe nga shumë prej dymbëdhjetë shiitët dhe gjithashtu nga disa Sunit shafi. Ndarja institucionale e klasës së ulemave (ahl-al qalam), të cilët ishin financuar nga pasuritë e tyre të patjetërsueshme (aukaf), nga familja sunduese dhe formacionet e saj ushtarake (ahl al sajf), dhe që  arritën kulmin e tyre në teorinë dhe praktikën e artit të qeverisjes fetare Osmane, u dha predikuesve  detyrën e dënimit të abuzimeve të Sulltanit, dhe mbrojtjes së interesave të së varfërve dhe të dobtëve. Në fund të shekullit të XX këndvështrimi klasik i Sunitëve, u vu nën zjarrin e reformistëve radikalë. Khomeini, duke u nisur nga tradita Sunite dhe Shiite, përparoi një teori të qeverisjes nga dijetarët fetarë (vilajet a fakih), ndërsa në botën Sunite individët të frikësuar nga institucioni fetar hezituan të sfidonin abuzimet nga regjimet post-kolonialiste duke mos e njohur kuietizmin e vjetër, dhe mbrojtën betejën militante kundra qeverive të cilat, sipas tyre ato mbaheshin dhe ishin përgjegjëse ndaj fuqive Perëndimore sesa kundrejt vlerave të subjekteve të tyre, dhe prandaj ishin të padenjë për një besnikëri islame. Në mënyrë tipike dhe ironike, duket se ky ndryshim i jashtëm i mendimit politik Islam është rezultat i ndikimit perëndimor.
(6)
I Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, pasi bëri xhirot e Shtëpisë, dhe fali dy rekate falje. Pastaj shkoi në Qabe, duke u mbajtur në derën anësore tha: ‘Çfarë mendoni se do të bëj unë? Ata u përgjigjën : ‘I biri i një vëllai, dhe nipi i një njeriu të butë dhe të mëshirshëm!’ (Ky shkëmbim u përsërit 3 herë). Më pas, i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të tha: ‘Deklaroj ashtu siç bëri Jozefi: ‘Nuk ka mëkat mbi ju në këtë ditë. Zoti do tju falë ju; dhe Ai është më mëshiruesi i mëshiruesve.’ (Kuran 12:92) Dhe ata e lanë xhaminë sikur të ishin ngritur nga varret e tyre.’ Tensioni mes drejtësisë dhe mëshirës është dhënë në një përfaqësim ikonik duke patur parasysh këtë qasje të Profetit të Bekuar ndaj Mekasve të mposhtur, një moment ky i cili është kulmi politik i karrierës së tij. Elita e Mekas kishte kërkuar që ta vriste atë, dhe të eliminonte komunitetin e tij të ri në Medine. Tani i pafuqishëm në pushtetin e tij në , ato do të kenë pritur asgjësimin , në përputhje me parimet e pra nuara arabe të gjakmarrjes. Në vend të kësaj, ato u liruan, dhe nuk u morën për të dhën llogari për veprimet e tyre.
Edhe Hindi, gruaja e liderit të Mekes Ebu Sufjan, n jë grua që e kishte paguar për vrasjen e nipit të profetit Hamzait dhe më pas i kishin shqyer mëlçinë në fushëbetejën e Uhudit, nuk u ndëshkua.  Në vend të kësaj, Profeti zgjodhi të citoj fjalët e Jozefit, të folura kur ai i kishte falur vëllezërite tij të hallakatur të cilët ishin përfundimisht në pushtetin e tij në Egjipt.  Një skenë e tillë kujton argumentet morale të cilët rrrethuan Komisionin për të Vërtetën dhe Drejtësi në Afrikën e Jugut. Sundimi i një elite të korruptuar ishte drejt fundit, politika e ndezjes së përçarjes mes grupeve fisnore ishte ndërprerë.  Ashtu siç Profeti vazhdon të thotë: ‘Njerëzit janë të gjithë fëmijët e Ademit, dhe Ademi ishte nga balta.’ Çfarë qëllimi duhet të shërbehet nga drejtësia e rreptë.Momentet e mëdha simbolike në historinë e Mekas janë dhënë shpesh në domethënien eskatotologjike.  Qyteti në vetvete është një vend i shenjtë ( haram), i deklaruar si i tillë ‘ në ditën kur Zoti krijoi qiejt dhe tokën. Si e tillë ajo qëndron paksa jashtë drejtësisë së njeriut.
Për shumë jusristë ato që kërkojnë azil në xhaminë e tyre nuk mund të shpërngulen, çfarëdolloj të ketë qenë krimi i tyre. Dhe Haxhi është një parashikim i Ditës së Gjykimit, kur të gjithë do të mblidhemi për të dalë përpara Zotit. Eskatologjia islame përfaqëson të njëjtin tension mes drejtësisë dhe mëshirës. Nga njëra anë ajo këmbëngul se ‘kushdo që ka bërë ndonjë të mirë sa një grimcë do ta gjejë atë.(99: 7-8) dhe se ‘nuk ka padrejtësi në këtë ditë’.(40:17) Megjithatë nga ana tjetër drejtësia është e zbutur. Parimi që mëshira e Zotit e tejkalon zemërimin e tij e dominon skenën dhe ashtu si edhe me pushtimin e Mekes, figura që përfaqëson përfshirjen e mëshirës në drejtësinë e Zotit është Profeti.
Ashtu siç ai ofron një falje për mëkatarët e Mekes, po ashtu ortodoksia myslimane beson se ai do të ndërmjetësojë për  njerëzit para fronit të gjykimit. Të tmerruar nga drejtësia e Zotit, njerëzimi gjen strehë nën flamurin e Profetit,pasi ai është i vetmi që nuk ka thënë ‘Vetja ime! Vetja ime! Në vend të kësaj ai thërret , ‘O Zoti im! Na ruaj! Na ruaj!, dhe zbatimi i rreptë i drejtësisë së Zotit duket se është vendosur mënjanë, në favor të mëshirës. Mutazilitët, të angazhuar  me drejtësi mbi të gjitha qëniet e tjera njerëzore, ishin të detyruar ti refuzonin këto hadithe.
Por për burimet kryesore sunite, është pikërishtë kështu në mënyrë supreme që Profeti bëhet ‘I Dashuri i Zotit’ (Habib Allah).
(7)
I Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, ka thënë: ‘Buzëqesh për shkak të dy burrave nga umeti im, të cilët do të gjynjëzohen në prani të Zotit të Pushtëtshëm. Njëri prej tyre thotë: ‘O Zoti im, më dhuro mua shpagim për padrejtësinë  që vëllai im bëri ndaj meje.’ Dhe Zoti i thotë: ‘ Jepi vëllait tënd ato për të cilat ai ishte i padrejtë.’ O Zot thotë ai,’ nuk do më mbetet asgjë nga punët e mia të mira.’ Pastaj Zoti i Lartësuar i thotë burrit që bëri kërkesën: “Çfarë do të bësh me vëllain tënd, duke parë se atij nuk do ti mbetet asnjë nga punët e tij të mira/’ Dhe ai i përgjigjet: ‘O Zoti im!
Le të mbajë ai në vendin tim disa nga barrat e mia!’ Dhe i  Dërguari i Zotit qau duke thënë; ‘Me të vërtetë ajo do të jetë një Ditë e frikshme, një Ditë kur njeriu do tu duhet ndihma e të tjerëve për të mbajtur barrat e tyre të mëkateve.’ Atëherë ai tha: ‘Zoti do të thotë për atë që bëri kërkesën;’ Ngrije kokën, dhe shiko drejt Xheneteve.’ ‘O Zoti im po shoh qytete të larta prej argjendi dhe pallate të arta të mbuluara me perla.  Për cilin Profet do të jenë ato, apo për cilin shenjt apo martir/’ Dhe ai tha: ‘Ato i përkasin atij që më paguan mua çmimin.’ O Zoti im’ thotë ai,’ Dhe kush e zotëron një çmim të tillë? ‘Ti e zotëron atë’-i  përgjigjet ai. Dhe çfarë mund të jetë ajo pyet ai dhe Ai i thotë: ‘Falja nga ju e vëllait tuaj.’
O Zoti im!’ thotë ai, ‘Unë e kam falur atë! Pastaj Zoti i Lartësuar thotë: Merre dorën e vëllait tënd the sille atë në Xhenet.’ Më pas i Dërguari i Zotit recitoi fjalët e tij: ‘Frikësojuni Zotit, dhe bëni pajtimin mes jush.’ (Kuran 8:1) Ngjitur me doktrinën e ndërmjetësimit në manualet e teologjisë klasike është koncepti i ‘rad al mazelim’; apo ‘Ndreqja e padrejtësive”. Ne do të jemi të ngarkuar, jo vetëm me ndëshkimin e drejtpërdrejtë nga Zoti, por edhe me mëkatet me të cilët të tjerët janë liruar në mënyrë që të kompensojë ato kundrejt nesh, për keqbërjen tonë kundër atyre. Në atë ditë: ‘ Zoti do të marrë rastin e goditjes me brirë të një deleje kundër një tjetre pa brirë. Këtu, sipas këtij hadithi të mirë transmetuar, njerëzit ashtu si edhe Zoti kanë një mundësi për të falur.
Gjatë mbylljes së predikimit klasik të xhumasë, predikuesi lexon pasazhin Kuranor që thotë: ‘Zoti urdhëron drejtësi dhe mirësi.’(16:90). E para është qartësisht e pa mjaftueshme; apo e dyta nuk duhet të kishte qenë përmendur. Islami është një e mirë për drejtësinë por gjithashtu edhe për mëshirën. Shkalla në të cilën virtyti i fundit mund të shkel të mëparshim në jetën politike mund të përkufizohet në një mënyrë tejet të kufizuar në librat e së drejtës. Në kulturën ligjore të Islamit, e cila i jep gjykatësit më shumë liri sesa juridiksionet  rënda statusore të Perëndimit, gjykatësi ka më shumë hapësirë për mëshirë.
Në fenë e Urtësisë dhe  Mëshirës, e cila i beson thellësisht qëniet njerëzore, nuk është çudi që atij do duhej ti ishte dhënë  ky privilegj. Por përgjegjësia e tij është e rëndë, dhe nëse ai do ti shpëtojë Ashpërsisë së Zotit të vet, ai duhet të mposhtë fillimisht egon e tij.Sufizmi, shkolla e virtyteve vetëmohuese, bëhet kështu shkenca më themelore juridike.
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit