Ekonomia dhe Ukraina, kryefjalë e fjalimit të fundit
Pushtimi rus i Ukrainës dhe ndikimi i tij në ekonominë gjermane, është tema qendrore e mesazhit të Kancelarit Olaf Scholz për Vitin e Ri, të cilin pritet ta kumtojë natën vonë.
“Të dashur bashkëqytetarë, një vit i vështirë përfundon sonte (…) Në asnjë rishikim të vitit nuk mungojnë pamjet e 24 shkurtit, kur në orët e para të mëngjesit raketat e para ruse goditën Kievin, Kharkivin, Odesën dhe qytetet e tjera të Ukrainës (…) Putin po bën një luftë imperialiste agresioni në zemër të Evropës”, tha kancelari në mesazhin e tij, i cili u publikua paraprakisht nga mediat gjermane.
“Lufta gjithashtu e vuri Gjermaninë në një provë të vështirë, shumë njerëz janë të shqetësuar. Të gjithë i ndjemë efektet në jetën tonë të përditshme. Kur blejmë në supermarket, në pikën e karburantit, kur paguajmë faturën e energjisë elektrike apo të gazit”, vijon Olaf Solz, duke theksuar njëkohësisht se viti 2022 nuk është ende vetëm për luftë, probleme dhe shqetësime. “Putini nuk e mori Ukrainën në pak ditë siç kishte planifikuar, Bashkimi Evropian dhe NATO janë më të bashkuar se sa kanë qenë për një kohë të gjatë dhe ne në Gjermani nuk u tërhoqëm kur Rusia mbylli rubinetin e gazit sepse ne nuk e lejojmë veten të shantazhohemi!”, shprehet kancelari.
“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është edhe historia e vitit 2022 për mua. Bëhet fjalë për kohezionin dhe forcën – dhe, po, besimin. Ju të gjithë ndihmuat të bëhet historia – kudo në vendin tonë”, vë në dukje Soltz.
“Të dashur bashkëqytetarë, Gjermania është një vend që mbetet i bashkuar, veçanërisht në kohë të vështira. Një vend që nuk lë askënd pas – qoftë në qytet, qoftë në fshat, qoftë të moshuar, qoftë të rinj, qoftë të pasur apo më pak të pasur, pavarësisht nëse kanë lindur këtu apo kanë ardhur më vonë. Konsistenca jonë është pasuria jonë më e madhe. Prandaj uroj një gjë për ne në fillim të këtij viti të ri: t’i qëndrojmë besnik rrugës që morëm vitin e kaluar. Vazhdojmë me guxim!”, përfundon kancelari. /tesheshi.com/