1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mesazhi i ambasadorit italian në përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë

Më të lexuarat

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Kosovën për ditën e Paqes. Orlando përmes rrjetit social Twitter ka përkujtuar 12 qershorin e 22 viteve më parë, kur hynë forcat e NATO-s në Kosovë.

Ai kujtoi se si menjëherë janë vendosur në Pejë për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.

“Më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Disa ditë më vonë, trupat e Italisë u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullsinë. Që atëherë, burrat dhe gratë tona janë të përkushtuar në promovimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë”, shkroi Orlando.

22 vite më parë, pas miratimit të Rezolutës 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, NATO zbarkoi mbi 50,000 trupa në Kosovë si pjesë e misionit të saj të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit