3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mesazhet nga Pekini që Uashingtoni nuk do donte t’i dëgjonte

Më të lexuarat

Betonohet aleanca anti-amerikane Kinë-Rusi në takimin Xi-Putin

Presidenti kinez Xi Jinping dhe lideri rus Vladimir Putin dënuan të enjten atë që ata e quajtën sjellje gjithnjë e më agresive të SHBA-së dhe njoftuan një thellim të lidhjeve tashmë të ngushta të mbrojtjes dhe ushtarake.

Në një mesazh të qartë për Uashingtonin, pasi Sekretari Blinken ishte në Kinë muajin e kaluar për të bindur Pekinin që të kufizonte lidhjet me Moskën, Xi e bëri të qartë se Rusia dhe Kina ishin në harmoni për një sërë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe se do t’i rezistojnë përpjekjeve për të rrezikuar marrëdhënien e tyre.

“Marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë janë fituar me vështirësi dhe të dyja palët duhet ta vlerësojnë dhe ta ushqejnë atë,” i tha Xi Putinit në Pekin.

“Kina është e gatshme që bashkërisht të arrijë zhvillimin dhe ringjalljen e dy vendeve tona dhe të bashkëpunojë në ruajtjen e ndershmërisë dhe drejtësisë në botë”, shtoi lideri kinez.

Në udhëtimin e tij të parë pas marrjes së mandatit presidencial gjashtëvjeçar, Putin e përshkroi bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit si një nga faktorët më të mëdhenj të stabilitetit në arenën ndërkombëtare.

“Së bashku ne mbrojmë parimet e drejtësisë dhe një rend botëror demokratik që përfaqëson një realitet shumëpolar dhe bazohet në të drejtën ndërkombëtare,” i tha Putin Xi.

Presidenti rus mbërriti në Kinë disa javë pasi sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ishte atje dhe shprehu shqetësimin për mbështetjen e Kinës për ushtrinë ruse.

Një ditë më vonë, ai njoftoi se Uashingtoni do të vazhdojë të vendosë sanksione ndaj kompanive kineze që furnizojnë sektorin rus të mbrojtjes.

Vizita e Blinken duket të ketë qenë një përpjekje e dështuar për të minuar partneritetin “pa kufij” që Putin dhe Xi njoftuan në shkurt 2022 në Pekin, vetëm disa ditë përpara se presidenti rus të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit