-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mesazhet “Dërgoje tek kaq e aq miq dhe të vjen kjo e ajo (e mirë)…”

Më të lexuarat

Mesazhet e gjatë që qarkullojnë në internet ku në fund shkruajnë “Dërgoje tek kaq e aq miq dhe të vjen kjo e ajo (e mirë)…” çfarë janë?

Këto janë besëtytni dhe kotësi. E nuk vlen as të lexohen. Nëse njeriu e beson atë dhe e vepron, ka bërë shirk ngase e ka marrë një shkak të cilin e vepron dhe prej të cilit shpreson se do të ketë dobi. Për këtë shkak nuk ka treguar as Kurani dhe as suneti, e as përvoja praktike, se sjell dobi. Prandaj, çdo kush që e vepron një shkak të tillë ka bërë shirk të vogël nëse e konsideron atë veç si shkak për sjelljen e dobive dhe të të mirave. E nëse konsideron se vetë ai ia sjell të mirat dhe dobitë, pavarësisht Allahut, në këtë rast ka bërë shirk të madh. Muslimanit nuk i lejohet të veprojë kështu, duke ia dërguar atë personave të tjerë. Nëse vepron ashtu (siç thuhet në mesazh), kjo gjë e rrezikon islamin e personit. Ju duhet ta ndaloni shpërndarjen e këtij mesazhi dhe t’i lajmëroni të tjerët që të mos e shpërndajnë atë, ata duhet ta fshijnë. Barte këtë përgjigje tek ta.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit