3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mesazhe ne kohe te Corona Virus

Më të lexuarat

Ne emer te Allahut Meshirues Meshireberes

Falenderimet jane per Allahun xh.sh. Krijuesin e njeriut dhe te gjithckaje tjeter, e dukshme dhe e padukshme, e dobishme apo e demshme, Krijues I vdekjes dhe i jetes, per te na sprovuar se kush prej nesh eshte me punemiri. Salavatet jane per Pejgamberin tone a.s qe na ftoi te pastrojme shpirtin qe eshte fole e besimit tone dhe te kujdesemi per trupin qe eshte amanet i Zotit tone, na mesoi se mbeshtetja te Zoti dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave qe Ai ka krijuar jane qe te dyja porosi prej Tij qe nuk bien ndesh me njera-tjetren.
Ne keto kohe kur gati e gjithe bota eshte duke perjetuar nje panik real ose artificial nga Corona Virus desha te ndaj me ju disa mesazhe, me shpresen qe Zoti te na qetesoje sadopak zemrat tona e te bejme ate qe eshte me e mira si per dynjane ashtu edhe per ahiretin tone.

1- Mbeshtetja te Zoti

Ajo qe duhet te na karakterizoje ne keto kohe te trazuara eshte pikerisht ajo qe na dallon. Pra, Besimi te Zoti dhe mbeshtetja te Ai. Besimi te Krijuesi i jetes dhe i vdekjes, i te dukshmes e te padukshmes, i virusit dhe i termetit, i gjithckaje tjeter qe ne e dime apo shumeckaje tjeter qe ne nuk e dime. E te besosh te Zoti dmth te mbeshtetesh te Ai, dmth te jesh me i qete, me i vetkontrolluar. Thone se ne rast shtyrje te turmave njerezish ajo qe vret me shume eshte vete turma, ne rast emergjence zjarri dhe termeti ajo qe vret me shume jane vete njerezit qe mbysin njeri-tjetrin. Ajo qe rrezikon te vrase me shume ne perballje me kete virus eshte paniku i tepruar, frika se cdo gje perreth nesh eshte nje rrezik qe na kanoset, demoralizimi, pesimizmi dhe dorezimi shpirteror. Le ti kujtojme vetes tone se ka nje Zot qe ne i besojme, se ka nje kader (percaktim) qe nuk mund ti shmangemi dhe se streha me e sigurte ne keto kohe eshte stresa e Krijuesit qe di gjithcka dhe ben cfare te doje. “Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu; Ai është ndihmëtari yne. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. (Teube-51)

2- Marrja e masave eshte prej besimit

Te mendosh se marrja e masave te siguron nga cdo lloj rreziku dhe te garanton jeten eshte ne kundershtim me besimin te Zoti dhe me caktimin e Tij. Por te lesh pas dore marrjen e masave, te perballesh me rrezikun duke menduar se cfare eshte caktuar do te ndodhe eshte perseri ne kundershtim me besimin te Zoti dhe me udhezimin e Tij.
Per kete arsye, ndalimi i hyrjes ne zonen e infektuar me epidemi dhe po ashtu ndalimi i daljes prej saj, pastertia trupore dhe e ambjentit, respektimi i rregullave te karantines dhe procedures perkatese, kontrolli mjekesor ne rast dyshimi dhe njoftimi i autoriteteve, evitimi i cdo lloj veprimi te panevojshem i cili mund te coje ne marrjen apo perhapjen e virusit etj, jane rregulla jo vetem shendetesore por edhe fetare. Larg panikut dhe ekzagjerimit, besimtaret duhet te japin shembullin e respektimit te rregullave shendetesore si porosi fetare dhe si bindje ndaj autoriteteve kompetente.

3- Lutja te Zoti per mbrojtje dhe sherim

Nqs besojme me te vertete se duaja eshte thelbi i adhurimit, se ajo na afron te Zoti, se ajo mund te jete shkak edhe per kthimin mbrapsh te caktimit, atehere me shume se kurre ne jemi te ftuar te kthehemi te lutjet perkatese dhe perjetimi i tyre me shpirt e me zemer. Dhe ne fakt fale Zotit, Pejgamberi yne a.s qe prej me shume se 1400 vitesh na ka mesuar si te lutemi ne keto situata. Keto me poshte jane vetem disa prej duave profetike ne pershtatje me situaten qe kalojme:

“Me emer te Zotit, te atij Zoti qe prane emrit te te Cilit nuk ka gje qe te demton ne qiell e ne toke dhe Ai (Zoti) eshte Degjues dhe Shikues.” (3 here)

“O Zot me ruaj nga lebroza, nga cmenduria, nga murtaja dhe epidemia dhe nga te gjitha semundjet e keqija.”

“O Zot na ruaj nga largimi i te mirave Tua, nga kthimi i shendetit ne semundje, nga sprovat e papritura dhe nga cdo zemerim Yti”

Ashtu sic duhen lexuar sa me shpesh ajeti Kursij, sure İhlas dhe suret mbrojtese (Felek dhe Nas), salavate mbi Pejgamberin a.s dhe dua te tilla si La havle we la kuvvete il-la bil-lah.

Zoti na dhurofte qetesi ne besim, shendet ne trup dhe na ruajt nga denimi i Tij!
Te gjithe popullit tone dhe mbare njerezimit i qofte e lehte dhe e kaluar!

Ferid Piku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit