-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mesazh serioz: “Të djathtët duan ta kthejnë Gjermaninë në Rusi!”

Më të lexuarat

Frika nga rritja e AfD-së, ide se si mund të parandalohet

Alternativa për Gjermaninë (AfD) dëshiron ta kthejë vendin në një vend si Rusia, paralajmëroi zëvendëskancelari Robert Habeck.

“Thelbi i autoritarëve të krahut të djathtë është një sulm ndaj vetë qenies së republikës,” dhe ata po përgatiten sistematikisht për këtë, tha ai.

Prandaj shteti duhet në mënyrë sistematike “të mbledhë prova, të vëzhgojë me kujdes” dhe “me fuqinë e plotë të ligjit brenda kornizës së kushtetutës” të sanksionojë ashpër aktet kriminale” tha Habeck për revistën Stern, shkruan DPA.

I pyetur nëse është pro apo kundër ndalimit të AfD-së, Habeck tha se “nuk bëhet fjalë për qëndrim politik, por për ligj, sepse për një ndalim të mundshëm vendos Gjykata Kushtetuese”.

Pengesat për një ndalim janë me të drejtë të vështira dhe dëmi nga një procedurë e pasuksesshme mund të jetë e madhe. “Prandaj, gjithçka duhet të jetë ligjërisht absolutisht e qëndrueshme dhe e menduar mirë.”

“Nëse vërtetohet me besueshmëri se ndonjë parti në vend dëshiron të krijojë një shtet fashist, ajo do të ndalohet, sado e fuqishme të jetë”, tha Habeck. “Partitë demokratike duhet të luftojnë politikisht AfD-në në një mënyrë ose në një tjetër.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit