1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mesazh për motrat muslimane

Më të lexuarat

Një vajzë që mësonte në univerzitet kishte dy motra. Njëra mësonte në shkollën e mesme dhe tjetra në tetëvjeçare. Babai i tyre punonte gjithë ditën për ti siguruar kushtet e jetësës, ishte kjo vajzë e sjellshme dhe me rezultate shumë të mira. Ishte e njohur për moralin dhe kulturën që kishte. Të gjitha shoqet e donin dhe dëshironin të ishin pranë saj. Thotë kjo vajzë:

Një ditësh prej ditësh dola nga dyert e univerzitetit dhe një djalë mu afrua mua duke më shikuar sikur më njifte prej kohësh. Nuk i vura ndonjë rëndësi shumë të madhe. Ai filloi të ecë pas meje duke më folur më zë të dobët! Më thoshte disa fjalë fëminore, si: Oj bukuroshe unë dua të martohem me ty, unë kam prej kohësh që të ndjek ty dhe e njoha kulturën dhe moralin tënd… Fillova të eci duke u shpejtuar. Balli mu mbulua me djersë, unë nuk kisha takuar e nuk kisha dëgjuar ndonjëherë të tilla budallallëqe.

Arita në shtëpinë time e shtanguar duke menduar për këtë çështje. Atë natë nuk fjeta nga frika e nga meraku. Mbas këtij incidenti ai më thotë fjalë të bukura. I thashë se nëse nuk sillesh mirë do të lajmëroi familjen, e mjerë për ty. Mbas nja një ore më mori përsëri dhe filloi të më thoshte se qëllimi i tij ishte i ndershëm dhe se donte të martohej me mua, se kishte shumë pasuri e shumë gjëra të tjera. U hap zemra ime dhe fillova t`i flas atij, ta dëgjoja në telefon. Përpiqesha ta shihja kur dilja nga univerziteti por ishte e pamundur. Një ditë po dilja nga univerziteti dhe e pashë atë para meje, fluturova nga gëzimi e filluam të shëtisim bashkë me veturën e tij. Shëtitëm të gjitha anët e qytetit.

Ndjehesha e lumtur me të dhe shumë e sigurtë. Unë i besoja atij çka më thoshte e veçanërisht tek fjalët: T`i do të jeshë gruaja ime e vetme, do të jetojmë bashkë në një çati ku në të do të lulëzoi qetësia dhe dashuria. Sa herë që e dëgjoja kur thoshte: Ti do të jeshë kryetare për mua: fluturonte imagjinata ime pa kufi.

Dhe një ditë erdhi dita e zezë. U asgjesua jeta ime dhe u shkatërrua e ardhmja ime. Më turpëroi mua përpara krijesave. Dola me të si zakonisht dhe ai po më drejtonte në shtëpinë e tij.

Hymë Brenda dhe ndenjëm bashkarisht.

Harova thënien e Muhammedit s.a.v.s. ku thotë: “Nuk veçohet një burë e një grua dhe i treti të mos jetë shejtani”. Shejtani ma ngadhënjeu zemrën dhe ma mbushi me fjalët e këtijë djali. U ula duke shikuar nga ai e ai duke shikuar nga unë derisa na përfshiu një zjarr nga xhehen-nemi dhe ku e di se si mbeta gjahu i tij. U ngrita si e çmendur dhe i thashë: Ç`farë ke bërë me mua? Tha: mos u frikëso, ti je gruaja ime. E si jam gruaja jote kur ti nuk e ke bërë aktin e martesës. Shkova në shtëpi e këputur dhe këmbët nuk po më mbanin. U ndezën zjarrët e trupit t`im; “O Zoti im çfarë më gjeti mua.” M`u errësua bota në sytë e mi dhe fillova të qaj me një të qarë të hidhur. I Lashë pas dore mësimet dhe u keqësua gjendja deri në shkallën e fundit. Askush nga familja ime nuk dinte se çfarë fshihja, por unë mbahesha me shpresën se ai do të martohej me mua. Kaluan ditët që tërhiqnin njëra-tjetrën, por për mua ishin më të rënda se mallet. Por ç`ndodhi më pas? E pabesueshme ishte për mua. Ra zilja e telefonit dhe ngrita receptorin… dhe ja pas telefonit zëri i tij ku më thoshte se donte të më takonte për një gjë të rëndësishme. Në fillim u gëzova sepse mendova se gjëja e rëndësishme ishte për të rregulluar çështjen e martesës. Dola shpejt për ta takuar dhe ja ku e gjeta. Mendova se sa të më shikonte do të më përqafonte me mall siç bënte zakonisht por jo… Fytyra e tij ishte e vrejtur dhe e vrazhdë. Ai fill pas takimit filloi të më thoshte: Sa për martesën as mos mendo kurrë. Dua që të jetojmë bashkë pa lidhur martesë. E qëllova me pëllëmbë me sa fuqi që munda dhe zbrita nga vetura e tij me shpejtësi dhe duke qarë e i thashë që qenke njeri pa moral, etj. Ai më tha me butësi të lutëm… ktheu, bisedojmë. Mendova se bëri shaka me mua dhe ktheva kokën, në duart e tij pashë kasetë videje. Më tha eja me mua dhe shiko se çfar ka kjo kasetë dhe do të mbetësh e habitur. Vendosëm kasetën, ç`të shikojë!?! Ai kishte inçizuar të gjithë haramin që bëmë atë ditë. i thashë çfarë ke bërë o i poshtër, o i pabesë. Ai më tha se kjo kasetë do të jetë në duart e mia si armë për të asgjësuar ty nëse nuk u bindesh urdhërave të mia. Ma turbulloi orientimin sa që fillova të qajë me të madhe sepse nuk ishte vetëm shkatërrimi im por edhe i familjes s`ime në përgjithësi. Përgjigja ime ishte se unë duhej t`i përgjigjesha atij me trupin t`im. Rash në prangat e tij dhe e kalova jetën t`ime në bordellot dhe me njerëzit më të ulët të shoqërisë. Familja ime nuk dinte gjë. Ajo besonte se unë jam vajzë e ndershme… U përhapë kaseta dhe ra në dorën e djalit të xhaxhait dhe e mori vesh e gjithë familja. U largova nga familja dhe ju fsheha shikimit të njerëzve. Mësova se familja ime bashkë me dy motrat ishin larguar në një vend tjetër dhe bashkë me të u largua dhe turpi që i ndëshkonte ata. Filluan njerëzit të diskutojnë kur mblidheshin grupe-grupe për këtë problem. Kaseta kishte filluar të përhapej në masë. Jetoja në mes së fundosjes së poshtëruar dhe nuk mund të lëvizja prej tij. Ishte ky djalë që kishte shkatërruar jetën t`ime dhe të shumë vajzave të pafajshme.

Vendosa të hakmerresha një ditë. U fut një ditë i dehur në dhomën t`ime dhe e godita në kokë me një copë hekuri derisa e hoa qafesh shejtanin me fytyrën e tij. Shpëtuan njerëzit prej sherrit të tij. Fillova të pendohem për veprimin e fëlliqur. Sa herë që mendoja kasetëne videos më dukej sikur kamera më pasqyronte mua gjithandej. E shkrova historinë t`ime për motrat e tjera të reja që të mos gabojnë si unë dhe mos të vrapojnë kot mbas fjalëve boshe dhe lajkave të djemëve, por t`i kushtojnë rëndësi nderit dhe dinjitetit të tyre si femra. Babai im vdiq në një dëshpërim të madh e gjithmonë pëshpëriste këto fjalë duke thënë: “Hasbunall-llahu ve ni`a mel vekil”. Më mjafton mua All-llahu e sa ndihmues i mirë ëshë Ai, unë jam i mërzitur prej teje oj bija ime deri në ditën e kijametit. Dhe duke përfunduar të dashur prindër, motra dhe vëllezër, përkujtojmë thëniet e All-llahut të Madhëruar në librin e Tij, Kur`anin:

O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim, 6)

Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim, s`ka dyshim se bota tjetër është më e dobishme për ata që ruhen. Anuk logjikoni?” (El-En`am, 32)

Marrur nga një revistë islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit