0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mes konstatimeve të padrejta për thirrjen selefiste dhe mungesës së dhimbjes për të zhyturit në bidate – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Një konstatim i padrejtë karshi thirrjes selefiste është lidhja e kësaj thirrje me tekfirin dhe veprat kriminele dhe terroriste të disa individëve që pretendojnë se ndjekin metodologjinë selefiste në kuptimin e fesë.

E njëjta mund të thuhet edhe për kategorinë e njerëzve që ia atribuojnë vetes shkollën selefiste por e teprojnë me tebdi’, duke i shpallur të gjithë ata njerëz që nuk mendojnë si ata (qofshin edhe në disa detaje) si bidatxhi (risimtar). Dhe si rrjedhojë e kësaj të tjerët e akuzojnë shkollën selefiste si njerëz që largojnë njerëzit nga feja (munefirun).

Xhihadi është pjesë e fesë dhe njëri prej kokave të shkollës selefiste, Imam Ibën Kajimi, e ndan atë në tre nivele:

  1. xhihadin me nefsin; arsimimin dhe edukimin e njeriut në Islam,
  2. xhihadin me munafikët; njohjen e mirë të Islamit, njohjen e mirë të davetit, mënyrave të komunikimit dhe bindjes dhe popujve që i fton në Islam, kulturave dhe pikëpamjeve të tyre, njohja e dilemave bashkëkohore dhe përgjigjet e tyre, dhe
  3. xhihadi ndaj jobesimtarëve agresorë dhe pengues të shtrirjes së thirrjes Islame; që në kohën e fundit spikatet më shpesh dhe i jepet vëmendja edhe prej medias jomuslimane edhe prej disa muslimanëve të kompleksuar.

Shkolla selefiste insiston që të kuptohet drejt dhe saktë Islami, që dmth të jetësohet me të gjitha detajet e veta dhe si i tillë tu ofrohet njerëzve me baraspeshë të ruajtur mes të gjitha të drejtave dhe obligimeve fetare, me baraspeshë mes asaj që duhet të bëjmë dhe asaj që duhet të ofrojmë, baraspeshë mes asaj që duhet të edukojmë veten dhe të mbrojmë umetin, baraspeshë mes kritikës që ja bëjmë muslimanëve që gabojnë dhe kafirave që janë agresorë ndaj muslimanëve.

Edhe ruajtja e fesë me xhelozi dhe insistimi në ndjekjen e rrugës së Sunetit dhe kundërshtimi i bidatit është detyrë fetare, me të cilin angazhim e ruajmë kapitalin bazë, – fenë, dhe krejt kjo bëhet nga brenga dhe dhimbja që kemi për besimtarët të cilët do e kalojnë jetën në veprime, për të cilat nuk do shpërblehen nga Allahu në Ditën e Kijametit. Por a duhet butësia në artikulimin e këtij fakti?! A duhet shfaqja e dhimbjes ndaj atyre që zhyten në bidate në emër të orvatjes për pastrim të shpirtit?! A duhet të ruajmë me fanatizëm qëllimin tonë për udhëzimin e tyre dhe kjo të jetë vazhdimisht shtytësi për debate dhe replika ndaj tyre?! Të gjitha këto janë pyetje të cilave duhet tu japim përgjigje pozitive.

 

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit