4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Merre mjaltin por mos e thyej kosheren

Më të lexuarat

Aid el Karni
Butësia është stoli për gjithçka. Ajo i largon të gjitha brengat. Mënyra e butë e bisedës, buzëqeshja e sinqertë kur është e vështirë dhe një fjalë e bukur, të gjitha këto janë veçanti dhe petk i të lumturve.

Këto janë edhe virtyte të besimtarëve i cili është sikur bleta. Ajo ushqehet me gjërat më të mira, prodhon gjënë më të mirë dhe kur ulet në një lule, nuk e dëmton atë, ngase Allahu i bekon ata që janë të butë dhe të kujdesshëm, e jo ata që janë të vrazhdë dhe të dhunshëm. Kështu ka njerëz për shkak të cilëve zemrat fërgëllojnë, shpirtrat mahniten dhe shikimet zbuten, ngase njerëzit e tillë në mesin tonë janë të pëlqyer.

Fjalët e tyre janë të mira qoftë kur na japin apo na marrin diç, qoftë kur shesin apo blejnë, vijnë apo shkojnë.
Arritja e miqësisë me të vërtetë është mjeshtri që e njohin njerëzit fisnikë dhe bamirësit. Ata janë gjithnjë të rrethuar me grupe miqsh. Kudo që janë të pranishëm në shoqëri ndjehet hare dhe gëzim.

Nëse mungojnë, miqtë pyesin dhe luten për ta. Këta njerëz të lumtur e kanë një parim etik, i cili thotë:
“Të keqen ktheje me të mirë, ndërsa armiku yt befas do të bëhet mik i ngushtë.”
Para emocioneve të tyre të ngrohta, mirësisë së sinqertë dhe faljes zemërgjerë shkrihet urrejtja.

Ata harrojnë të keqen, por e kujtojnë të mirën. Qortimet dhe fjalët e prapa nuk i marrin me zemër, por lejojnë që jehona e tyre të tretet pa kthim në largësi. Njerëzit janë të sigurt dhe të qetë prej tyre.
“Musliman është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të sigurt muslimanët tjerë. Besimtar është ai nga i cili është e sigurt pasuria dhe jeta e njerëzve të tjerë.” (hadith)
“Allahu më ka urdhëruar të jem i mirë ndaj atyre që më largohen, ta fal atë që më shkakton padrejtësi dhe t’i jap atij që nuk më jep mua.” (hadith)
“Për ata të cilët, edhe kur kanë me bollëk edhe kur kanë skamje, japin lëmoshë, të cilët e frenojnë zemërimin dhe ua falin njerëzve – kurse Allahu i do ata të cilët kryejnë vepra të mira.”
Këta njerëz i pret shpërblimi i paqes së menjëhershme, i qetësisë dhe i mendjes së qetë.
Poashtu i pret shpërblimi shpirtëror i madh në afërsi të Zotit që falë shumë, në Xhenete dhe në lumenj.
“Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në kuvendin e së vërtetës, tek një Sundues i Plotfuqishëm.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit