5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Merr disa nasihate prej meje, vëllaçko! – Nga Jahja Hondozi

Më të lexuarat

  1. Mos e tjerr fort dhe mos ua lejo tjerëve me e tjerr para teje!
  2. N’raste t’caktume kur ndodhesh me ni mexhlis ku kërset debati me gjygyma çaji, o ngritu e largohu, o buzëqeshje dhe tërheqje taktike!
  3. Njerëzia dajma kanë pasë dhe vazhdojnë me pasë shumë qef “me thanë shumëçka pa thanë asni sen hiç”. Munohu me rrok këtë, e kush i njeh njerëzit, qysh ka thanë Fudajli, asht rehat!
  4. Mutezilitë e moçëm i gjen edhe sot plot si këpurdha; ata t’moçëm bile kishin dije, e këta t’sotit veç llomotisin e blujnë kot. Respektoje veten dhe mos u fut n’ujëra të tyne se “derrit i pëlqen fort lloçi, ama ti bahesh pis!”
  5. Racionalistët mendjendritun (lexo: fillozofat t’pispillosun) munohen me i rrah tema fort randësishme t’akides, me fjalë plot me shminka me t’cilat hallku shpesh mashtrohet, qysh ka thanë Ibn Hazmi apo qysh i përshkruhet Ibn Tejmijes rahimehullah se “fillozofia t’meçmit nuk i duhet, kurse budalla s’e merr vesh!”
  6. Ule kokën, grahi ilmit t’selefit, bllok xhahilave e debateve, sa ma pak fjalë e sa ma shumë vepra!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit