-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Merkeli, si e neutralizon opozitën

Më të lexuarat

Aftësia e Angela Merkelit për të përvetësuar tema qendrore të partive të tjera bën pjesë në konceptin e pushtetit të saj. Në të njëjtën kohë ajo ka një sy gjithmonë nga demoskopët.

Krejt papritur: braktisja e energjisë bërthamore

“Kur shikoj se sa centrale ndërtohen në të gjithë botën, ” u shpreh Merkeli në vitin 2009 ” atëherë do të ishte me të vërtetë për të ardhur keq, po të largoheshim nga kjo fushë”. Por pikërisht kjo është ajo që bën, në vitin 2011. Nën përshtypjen e katastrofës së reaktorit të Fukushimas, ajo e ndryshon në mënyrë radikale mendimin dhe deklaron braktisjen përfundimtare dhe radikale të energjisë bërthamore. Kjo është prej dekadash një kërkesë qendrore e të Gjelbërve. Fizikania me titull akademik që atëherë është e mendimit se “rreziqet e energjisë bërthamore…nuk mund të kontrollohen me siguri”.

Mirupafshim Shërbim i Detyrueshëm Ushtarak – hë për hë!

Edhe lopës së shenjtë “Shërbim i Detyrueshëm Ushtarak” i vënë pa e zgjatur në 2011 duart në fyt. Për tmerrin para së gjithash të klientelës konservatore të partisë së saj. Por shumë të rinj në popull favorizojnë një ushtri profesioniste, gjë që Merkelit nuk i ka shpëtuar. Meqenëse qëndrimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak është i përzier në përgjithësi, modeli “qytetari në uniformë” hë për hë vetëm pezullohet.

Babi, mami dhe fëmija – të organizuar ndryshe

Për tmerrin e shumë konservatorëve në CDU, Merkeli e ka zhvendosur politikisht partinë fuqishëm nga e djathta në mes të shoqërisë. Ajo bëri korrigjime të dukshme edhe në politikën tradicionale ndaj familjes së unionistëve.

Modeli “Babi sjell paratë në shtëpi, mami sjell ushqimin në tavolinë”, nuk është më aktual që kur u vendos të ofrohet në të gjithë vendin përkujdesja ditore edhe për fëmijët nën tre vjeç. Edhe ky një reagim ndaj realiteteve krejt të reja në botën e punës, pra edhe në shoqëri. Këtë e kishin kërkuar para së gjithash të Majtët, në jetë e vuri një kancelare konservatore.

Pranim i një realiteti: Gjermania si vend migrantësh

Për dekada me radhë ky koncept është kundërshtuar, për të është heshtur, është shmangur. Gjermania nuk duhet të jetë vend migrantësh, ky ishte konsensusi i unionistëve. Thjesht nuk duhet të ekzistonte, çfarë nuk duhej të ekzistonte. Por në fakt Gjermania ka kohë që është de facto vend imigrimi. Tani edhe zyrtarisht. Ndërkohë gati një në katër vetë ka origjinë migranti në Gjermani. Edhe këtu, Angela Merkel e kuptoi frymën e kohës dhe zbatoi kërkesat para së gjithash të opozitës së majtë.

Më tepër se vetëm një fjali: feja islame bën pjesë në Gjermani

Këtë fjali e shqiptoi në tetor 2010 shoku i partisë së Merkelit, Christian Wulff, atëherë ende President i Gjermanisë dhe instanca më e lartë e vendit. Por edhe ky korrigjim kulturor-politik mban bekimin e saj. Edhe këtu Merkeli bëri politikë për gjysmën e majtë të republikës.

Tema e Merkelit: refugjatët

Surpriza më e madhe: Angela Merkeli hap dyer e dritare për refugjatët – dhe ata vijnë me shumicë që prej verës 2015. Pikërisht kancelarja e partisë së rendit dhe ligjit CDU lë të hyjnë në Gjermani pa u kontrolluar qindra mijëra vetë. Shumë gjermanë në fillim janë entuziastë, opozita e majtë është e mrekulluar, në CDU shumë janë pa gojë. Kur kultura historike e mikpritjes duket se po del jashtë kontrollit, Merkeli e ndryshin drejtimin. Një kufi të sipërm për azilkërkuesit ajo e kundërshton deri më sot, për shkaqe të kushtetutës, por ndërkohë refugjatë dëbohen edhe në Afganistan.

Papritur ajo erdhi: martesa “për të gjithë”

Barometri politik i ZDF i habiti njerëzit në fillim të verës me sensacionin e demoskopëve, se 73 përqind e gjermanëve e përshëndesin barazimin e marrëdhënieve të homoseksualëve me marrëdhënien klasike grua-burrë. Madje edhe në kampin unionist, kuota e pranimit ishte 64 përqind. Merkeli ka qenë gjithmonë kundër, por SPD, FDP dhe të Gjelbrit e shpallën këtë si kusht për koalicione të mundshme pas zgjedhjeve parlamentare. Vetëm pak ditë më vonë Merkeli e korrigjoi qëndrimin e saj. Jo-ja e saj kategorike u kthye në çështje ndërgjegjeje të secilit deputet. Që në 30 qershor në Bundestag u votua dhe martesa “për të gjithë” qe punë e mbaruar. Angela Merkeli votoi kundër. Por shumica në Parlament pasqyron qëndrimin në popull. Të Gjelbrit janë të ngazëllyer sepse një kancelare konservatore sërish vë në jetë atë për të cilën kjo parti ka vite që lufton./DW/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit