-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Merkel: Punojmë që marrëveshja me Turqinë për refugjatët të funksionojë

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nga personat me origjinë turke në Gjermani presin që të tregojnë besnikëri në nivel të lartë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një intervisë për gazetën “Passauer Neuer Presse” ka theksuar se liria e shprehjes dhe demonstrimit është e vlefshme për të gjithë në Gjermani por se pikëpamjet e ndryshme duhet të shprehen në mënyrë paqësore.

Ajo tha se “presin që personat me origjinë turke që jetojnë prej shumë vitesh në Gjermani të tregojnë besnikëri të nivelit të lartë”. Merkel tha se kundrejt kësaj ata përpiqen të dëgjojnë dhe kuptojnë problemet e tyre ku dhe për këtë arsye janë në kontakt të afërt me shoqatat e emigrantëve.

Marrëveshja e refugjatëve mes BE-së dhe Turqisë

Pasi është rikujtur se nga Austria dhe partia e saj janë bërë thirrje për anulimin e marrëveshjes së arritur të BE-së me Turqinë për refugjatët, Merkel theksoi se brenda BE-së është rënë dakord gjerësisht se është e nevojshme për të mbrojtur kufijtë e jashtëm por se kjo nuk është e mundur pa bashkëpunuar kryesisht me vendet në kufijtë detarë përballë brigjeve.

Duke përdorur shprehjen se “nuk mund ti braktisim në mëshirë të fatit njerëzit në mes të detit” Merkel tha se janë të detyruar të bëjnë marrëveshje edhe me vendet e Afrikës Veriore të ngjashme me marrëveshjen me Turqinë.

Ndër të tjera Merkel duke vënë theksin se këto marrëveshje janë edhe në interes të refugjatëve ajo u shpreh se “Marrëveshja e arritur me Turqinë është ende e drejtë. Duhet të punojmë që kjo të vazhdojë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit