25.3 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Merkel: Pavarësish tërheqjes nga Incirliku duhet të vazhdojmë dialogun me Turqinë

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se dialogu me Turqinë duhet të vazhdojë edhe pas vendimit për tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga Baza Inxhirlik (Incirlik) në Adana.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se dialogu me Turqinë duhet të vazhdojë edhe pas vendimit për tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga Baza Inxhirlik (Incirlik) në Adana.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të zhvilluar pas takimit me Kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov në Berlin, Merkel vlerësoi vendimin e marrë nga Këshilli gjerman i Ministrave për tu tërhequr nga Inxhirliku.

“Me këtë hap unë nuk shoh asgjë që mund të çojnë punët në përkeqësim. Ne duhet të vazhdojmë dialogun me Turqinë. Me Turqinë kemi një sërë përfitimesh të përbashkëta. Përtej kësaj kemi lidhje të afërta ekonomike. Për këtë arsye kanalet e komunikimit janë të nevojshme” vlerësoi Merkel.

Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në lidhje me vendimin për ti dërguar në Jordani trupat ushtarake gjermane, që do të largohen nga Turqia, i telefonoi Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Ëshëk (Fikri Işık).

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, bëhet e ditur se Von der Leyen ka shprehur mirënjohjen për mirëpritjen e Turqisë në Inxhirlik dhe theksoi se ishin të detyruar të merrnin këtë vendim.

Edhe Ministri Ëshëk tha se transferimi në Jordani nuk do të pezullojë luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Në këtë bisedë gjithashtu u arrit në konsensus për një kontakt të afërt në lidhje me detajet e kalimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit