18.2 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Takimi 55 minuta Erdoan-Zarif u zhvillua me dyer të mbyllura për median

Më të lexuarat

Ditën që ndodhën sulmet terroriste në Iran u zhvillua një vizitë surprizë në Turqi.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, gjatë vizitës së zhvilluar dje në Ankara, si fillim u prit nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Takimi i Zarifit me Erdoanin u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat.

Në takimin që zgjati 55 minuta mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm Melyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Ministri mysafir më pas u takua me homologun Çavushollu në Rezidencën Zyrtare të Ministrisë së Jashtme.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura për median, u vlerësuan çështjet rajonale me në krye Sirinë si dhe u rishikuan marrëdhëniet dypalëshe.

Në këtë kuadër u shqyrtuan edhe përgatitjet për Këshillin e Bashkëpunimit të nivelit të lartë Turqi-Iran që parashikohet të zhvillohet në periudhën në vijim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit