0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Merkel: Nuk më pëlqejnë deklaratat se “muslimanët nuk mund të hyjnë në vendin tonë”

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, lidhur me krizën e refugjatëve në Evropë deklaroi se nuk mbështet deklaratat e zyrtarëve të disa vendeve të caktuara të cilët porosisin se muslimanët nuk janë të mirëpritur në shtetet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk më pëlqejnë deklaratat e zyrtarëve në disa vende të cilët flasin se ‘muslimanët nuk mund të hyjnë në vendin tonë”. Kjo për mua është e papranueshme’”, tha Merkel.

Ajo theksoi se deklaratat e tilla nuk janë në pajtim me vlerat themelore evropiane si dhe lirinë e fesë.

Kancelarja gjermane gjatë vizitës në gjimnazin francez në Berlin të martën, ku u shoqërua me nxënësit dhe personelin mësimdhënës, tha se edhe Siria është fqinj i Bashkimit Evropian (BE).

Të pranishmëve u tha se BE-ja, në të cilën jetojnë 500 milionë banorë, ka përgjegjësi të pranojë refugjatë dhe migrantë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit