“Ne si Gjermani nuk dëshirojmë që të rriten tensionet në marrëdhinet tona me Turqinë”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se nuk dëshiron që të rriten tensionet e shfaqura me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kancelarja Merkel, në deklaratën e saj në radion “Saarlaendischer Rundfunk” tha se përmes një note diplomatike dorëzuar Turqisë, kanë bërë të ditur se diskurset naziste të bëra në këtë vend janë të papranueshme.
“Ne si Gjermani nuk dëshirojmë që të rriten tensionet në marrëdhëniet tona me Turqinë”, tha Merkel.
Duke iu referuar asaj se tani më në Gjermani nuk do të mbahen tubimet për referendumin në Turqi, Kancelarja gjermane tha se “Turqisë i ishte dërguar notë diplomatike lidhur me atë që aktivitetet të raportohen jo më vonë se 5 ditë pune. Turqit që jetojnë në Gjermani, do të votojnë duke filluar nga 27 marsi. Prandaj edhe aktivitetet rreth referendumit në mënyrë të natyrshme kanë përfunduar”.
Duke theksuar se duhet t’i përfaqësojnë interesat dhe vlerat e tyre si shtet, Merkel vuri në dukje se ata janë gjithmonë të hapur për të biseduar me Turqinë.
“Problemet mund të zgjidhen me dialog. Por, ndonjëherë zgjidhjet mund t’i lihen edhe kohës”, tha Merkel.
Merkel po ashtu tha se dëshiron që shtetasit me origjinë turke të jetojnë së bashku dhe në paqe në Gjermani. Ajo theksoi se ajo është kryeministrja edhe e qytetarëve me origjinë turke të cilët kanë marrë shtetësinë gjermane.