Sipas informacioneve të marra nga burimet e Kryeministrisë së Turqisë, thuhet se Merkel do të jetë në Turqi në kuadër të përgjigjes së ftesës së bërë nga Kryeministri i vendit, Binali Yıldırım
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë nesër në Turqi për një vizitë pune, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Kryeministrisë së Turqisë, thuhet se Merkel do të jetë në Turqi në kuadër të përgjigjes së ftesës së bërë nga Kryeministri i vendit, Binali Yıldırım.
Ndërkohë gjatë takimeve të ditës së nesërme pritet të diskutohen tema të ndryshme, si marrëdhëniet Turqi-Gjermani, lufta kundër terrorizmit, emigracioni, çështja e Qipros, marrëdhëniet Turqi-BE. Gjithashtu do të diskutohen çështje të tjera të cilat janë në axhendë të të dy vendeve dhe çështje rajonale e ndërkombëtare.