-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Merkel: Në Gjermani me shumicën e muslimanëve kemi marrëdhënie shumë të mira

Më të lexuarat

“Me një numër të madh të muslimanëve të cilët jetojnë në Gjermani kemi marrëdhënie shumë të mira”, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Angel Merkel është takuar sot në Berlin me kryeministrin ukrainas Arsenij Jacenjukov, ndërsa pas takimit është mbajtur konferenca për mediat.

Në lidhje me sulmin e djeshëm terrorist ndaj zyrave të revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, e pyetur nëse ky sulm do të reflektohet në marrëdhëniet e Qeverisë së Gjermanisë ndaj muslimanëve në këtë vend, Merkel u përgjigj: “Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për hebrenjtë, të krishterë, muslimanë, apo ata që nuk janë pjesë e ndonjë feje, ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që të mbrojmë të gjithë njerëzit që jetojnë në Gjermani. Ne me një numër shumë të madh muslimanësh në Gjermani kemi marrëdhënie shumë të mira”.

Ajo shtoi se të gjithë qartë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj sulmeve terroriste, por ka shtuar se edhe disa individët hynë në grupet radikale dhe për këtë arsye janë zbatuar masat e sigurisë në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit