3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Merkel: Mbyllja e rrugëve të Ballkanit nuk e zgjidh krizën e refugjatëve

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar shtetet që kanë mbyllur rrugët ballkanike për emigrantët. Më shumë se 700 mijë refugjatë kanë hyrë në Europë vitin e shkuar duke kaluar nëpërmjet vendeve të Ballkanit. Merkel pohoi se mbyllja e rrugëve për ta, kryesisht nga vende të BE-së, si Sllovenia dhe Hungaria, nuk e zgjidh krizën e emigrantëve.

Merkel, e cila më herët është penduar për politikën e saj të dyerve të hapura ka thënë: “Nëse më pyesni mua nëse mbyllja e rrugëve ballkanike e ka zgjidhur problemin e refugjatëve, unë them jo”.

Ajo theksoi se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është zbatimi i marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi. Sipas marrëveshjes, Turqia merr refugjatët që mbërrijnë në Greqi dhe në këmbim Ankaraja përfiton financiarisht dhe siguron lëvizjen pa viza në vendet e BE-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit