1.5 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Merkel mbështet vazhdimin e dialogut me Turqinë

Më të lexuarat

“Sigurisht që edhe unë do të mbajë hapur kanalet e dialogut. Edhe ne kemi nevojë të bashkëpunojmë me Turqinë në një mënyrë të matur”

BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se duhet të vazhdojë dialogu me Turqinë pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një fjalim të mbajtur në takimin për buxhetin 2017 në Parlamentin Federal është shprehur se “Në Turqi ka ngjarje shqetësuese dhe alarmuese. Nga këtu dua të shprehem qartë se tentativa për grusht shteti duhet të dënohet. Qeveria Gjermane këtë e ka bërë, gjithashtu edhe BE-ja. Duhet të luftohet kundër çdo lloji të terrorizmit dhe qeveria federale këtë e kryen”.

Pasi ka theksuar se në Gjermani janë hapur mbi 4 mijë padi kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK dhe se këto padi do të përfundohen pa ndërhyrjen e politikës në gjyqësorë, Merkel ka shtuar se “Duhet të respektohen vendimet që do të merren. Në anën tjetër qeveria gjermane ndodhet nën një përgjegjësi në luftën kundër terrorizmit ashtu si edhe vendet e tjera të BE-së. Por kjo nuk mund të justifikojë si të drejtë kufizimin e lirisë së shtypit dhe arrestimin e mijëra njerëzve. Për këtë arsye kjo duhet të kritikohet hapur. Në të njëjtën kohë unë mbështes idenë për të mbajtur të hapura kanalet e dialogut me Turqinë”.

Ndër të tjera duke theksuar se edhe ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier ka kryer biseda të vështira në Turqi, ajo tha se “Sigurisht që edhe unë do të mbajë hapur kanalet e dialogut. Edhe ne kemi nevojë të bashkëpunojmë me Turqinë në një mënyrë të matur. Kjo situatë nuk do të mund të na pengojë që ne të shprehim ato që vërejmë si alarmante”.

Zhvillimet në Siri

Në lidhje me zhvillimet në Siri duke u shprehur se janë për të ardhur keq ato që përjetohen në Halep, Merkel ka vlerësuar se “Jam e detyruar ta shpreh këtë se ka prova që spitalet dhe qendrat shëndetësore po bombardohen në mënyrë të vetëdijshme. Kjo është e ndaluar në arenën ndërkombëtare. Kjo kërkon zbatueshmërinë e ndëshkimit. Regjimi i Asadit duhet ta dijë këtë. Gjithashtu është për të ardhur keq që Rusia mbështet regjimin”.

Ajo ka shtuar se pavarësisht se zhvillimet janë zhgënjyese do të vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje politike në Siri.

Më tej duke vënë në dukje se lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdohet jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga të gjithë vendet e tjera, Merkel ka theksuar rëndësinë se vendet e BE-së duhet të bashkëpunojnë me SHBA-të dhe të gjithë aleatët e tjerë në botë me qëllim që të mbrohen vlerat dhe liritë konsiderohen të rëndësishme.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit