-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Merkel i shkruan Kurtit, ia përmend “prioritetin e 6-të ose të 7-të”

Më të lexuarat


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen Kryeministër i Kosovës.

Ajo këtë e ka bërë përmes një letre, në të cilën thekson sa i ka punë të mëdha para vetes, si luftimi i krimit dhe korrupsionit, njofton KlanKosova.tv.Po ashtu Merkel në këtë letër, e ka përmendur procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për çfarë kërkon që Kurti të jetë i vëmendshëm.

Kjo është letra e plotë:

“I dashur KryeministërJu uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!Ju dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të mbështetet në Gjermaninë si partner.

Pandemia e COVID-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma dhe rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara.

Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.Ju uroj çdo sukses në punët përpara.

Me respekt

Angela Merkel

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit