1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Merkel do të japë dorëheqje nga posti i kancelares më 2021

Më të lexuarat

Angela Merkel do të japë dorëheqje nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.

Duke folur të hënën në Berlin, Merkel tha se planifikon të japë dorëheqje edhe nga udhëheqja e partisë së saj në dhjetor, kur Unioni Demokristian pritet të zgjedhë kreun e ri.

“Nuk do të kërkoj asnjë post politik pas përfundimit të mandatit tim”, tha Merkel.

Deklaratat e Merkelit vijnë pasi mbështetja për bllokun e saj konservator ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare në dy shtete: Bavari dhe Hesen.

Merkel tha se ajo merr “përgjegjësinë e plotë” për performancën e dobët dhe e bëri të qartë se ajo nuk do ta zgjedhë pasardhësin në krye të partisë.

Merkel shërben si kancelare e Gjermanisë qysh në vitin 2005, ndërsa në krye të demokristianëve është qysh në vitin 2000.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit