0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Merkel: Dëshirojmë bashkëpunim politik me Rusinë

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot theksoi se dëshiron të filloj bashkëpunimin politik me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA). Merkel pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin në konferencë për shtyp tha se nevojitet zbatimi i masave të dakorduara në samitin e fundit të NATO-s në Uells. Ajo theksoi se, në këtë kontekst, duhen marrë masa të nevojshme për të mbrojtur vendet fqinje si Poloninë, vendet baltike, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ajo më tej shtoi se Gjermania nuk dëshiron që me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore të bashkëpunojnë vetëm me deklarata. “Nëse nuk do të kishim punuar kundër njëri tjetrit në Evropë do të kishim arritur nivel më të lartë të sigurisë”, vlerësoi Merkel, duke shtuar se Rusia mund të ndryshojë qëndrimin në të ardhmen. “Për këtë arsye ndërmora përpjekje për të mos pezulluar themelimin e aktit Rusi-NATO. Ne duhet kryejmë detyrimet tona, shpresojmë se edhe Rusia një ditë do ta bëjë të njëjtën gjë”, tha kancelarja gjermane. Stoltenberg tha se NATO-ja luan një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, duke inkurajuar shkëmbimin e të dhënave midis shteteve anëtare të aleancës ushtarako-politike. Stoltenberg tha se në lindje të Ukrainës shkelen ligjet ndërkombëtar duke i bërë thirrje Rusisë të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, zbatimin e marrëveshjes nga Minsku dhe të kontrolloj separatistët në Ukrainë. “Kur është fjala për Rusinë, ne duam të zhvillojmë marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese. Por është e nevojshme gjithashtu që edhe Rusia të dëshiroj të njejtën,” tha Stoltenberg. Në fund, ai shtoi se gjatë takimit me Merkel diskutuan temën e formimit të forcës së reagimit të shpejtë brenda NATO-s, e cila do të jetë në shërbim të shteteve aleate, të përdoret kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit