8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qindra profesorë të UP-së refuzojnë kontratat e punës

Më të lexuarat

Rreth 500 profesorë të Universitetit të Prishtinës refuzojnë të nënshkruajnë kontratat e reja, sipas vendimit më të fundit të Rektoratit, nëpërmjet të cilit profesorët e rregullt të cilët janë të zgjedhur ose të emëruar në institucione tjera, do të kenë statusin e profesorëve të angazhuar. Po ashtu ata paguhen vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmënormës. Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se profesorët nuk i janë përgjigjur ende ftesës së Rektoratit të UP-së që të nënshkruajnë kontratat e reja, bazuar në këtë vendim. Ndërsa, numri i madh i atyre që po refuzojnë këto kontrata janë profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët njëkohësisht punojnë edhe si mjekë në Qendrën Klinike Universitare, pagën e së cilës deri tashmë e kanë pranuar si gjysmënormë, e jo të plotë. Pastaj, janë ata të Fakultetit Juridik që janë zgjedhur ose emëruar në institucione të tjera pos UP-së, por ka profesorë edhe nga të gjitha fakultetet tjera. E nëse profesorët nuk nënshkruajnë këto kontrata, atëherë vihet në pikëpyetje vazhdimi i akreditimit të programeve, meqë kuadri profesional është kusht thelbësor për akreditim. Gazeta ka siguruar dëshmi se një numër i madh i profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë janë ankuar në Inspektoratin e Punës rreth këtij vendimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit