14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Merkel autorizon ndjekjen penale ndaj moderatorit të ZDF

Më të lexuarat

Qeveria gjermane ka marrë vendim që të mundësoj hapjen e procesit penal ndaj moderatorit të ZDF-së, Jan Böhmermann i cili me anë të një vjershe satirike kishte ofenduar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas Kancelares gjermane  Angela Merkel,  Berlini e ka pranuar kërkesën e Ankarasë për ndjekjen e komikut gjerman, i cili e ka lexuar një poezi të ashpër në televizion, për presidentin turk.

Shprehimisht kancelarja deklaroi: “Në shtetin ligjor nuk është kompetencë e qeverisë, por e prokurorisë dhe e gjykatave, që të gjykojnë mbi të drejtën personale dhe të tjera shqetësimeve kundrejt lirisë së shtypit dhe të artit. Në të autorizimi i ndjekjes penalisht për një shkelje të posaçme si fyerja e organeve apo përfaqësuesve të shteteve të huaja nuk nënkupton as paragjykimin e të prekurit dhe as influencimin e vendimit mbi kufijtë e lirisë së artit, të shtypit dhe të shprehjes së mendimit, por që verifikimi ligjor i drejtësisë së pavarur nuk merr përgjigje nga qeveria dhe që fjalën e fundit e kanë prokuroritë dhe gjykatat. Pikërisht në këtë raport dhe në asnjë lloj raporti tjetër, qeveria do ta japë autorizimin, që unë paraqita sa më sipër në rastin e parashtruar konkretisht të moderatorit Jan Böhmermann.

Megjithatë Merkel tha se neni në fjalë i cili lejon ndjekje penale si ky i rastit me presidentin turk do të shfuqizohet në të ardhmën.

“Përveç kësaj dua t’ju njoftoj, se pavarësisht këtij procesi konkret, qeveria është e mendimit, se neni 103 i kodit të procedurës penale për mbrojtjen e nderit personal në të ardhmen nuk është i domosdoshëm. Ndaj ne do të paraqesim një projektligj për shfuqizimin e tij”, ka thënë Merkel./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit